Sulmohet Deutsche Telekom, 900 mijë konsumatorë pa shërbim

Publikuar më: 28-11-2016

_92695380_gettyimages-97664199Deutsche Telekom ka konfirmuar se 900,000 konsumatorë të saj kanë përjetuar ndërprerje të shërbimit të internetit pasi një hakimi të harduerëve të kompanisë.

Kjo shifër ka rënë në 400,000 pas implementimit të masave paraprake nga kompania Gjermane. Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, qasja në shërbimet e internetit, telefonit dhe televizorit është shkëputur të Dielën pas problemeve të shfaqura në disa routera.

“Bazuar në llojin e gabimit të paraqitur, nuk përjashtojmë mundësinë se routerat janë sulmuar nga palë të jashtme dhe si rezultat nuk figurojnë të regjistruara në rrjet,” tha Deutsche Telekom.

Kompania e cila numëron 20 milion konsumatorë në Gjermani ka publikuar një përditësim softueri dhe u ka kërkuar konsumatorëve të shkëpusin nga lidhja routerat e tyre. (PCWorld Albanian)

Sulmohet Deutsche Telekom, 900 mijë konsumatorë pa shërbim
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)