Sulmohet banka Britanike Tesco, vidhen mbi 20,000 klientë

Publikuar më: 08-11-2016

_92321949_hhra3uh3Banka e Mbretërisë të Bashkuar, Tesco, u detyrua që të ndalonte të gjitha transaksionet pasi mijëra klientë panë që paratë ishin zhdukur nga llogaritë e tyre përgjatë fundjavës.

Në një deklaratë, banka tha se kishte ndërmarrë masat emergjente pasi ishte e dukshme se disa nga prej 136,000 llogarive ekzistuese ishin “subjekte të aktiviteti kriminal online.” Duke folur për ITV News, CEO i Tesco Bank, Benny Higgins tha se rreth 40,000 nga këto llogari kishin prova të “transaksioneve të dyshimta,” ndërkohë 20,000 klientëve i janë zhdukur paratë nga llogaritë e tyre.

Higgins, tha se kompania e tij e dinte “krejtësisht” si ishte marrë hyrja tek llogaritë – duke i quajtur një rezultat të një “sulmi sistematik dhe të sofistikuar” – por nuk do të tregonte detajet se si funksiononte sulmi, duke thënë se do të komprometonte hetimin kriminal që po bëhej nëpër degët e bankës.

Ndërkohë që Tesco Bank nuk është institucioni i parë financiar që bëhet viktimë e një sulmi nga hacker-at, shkalla e sulmit e bën atë të shquar, pasi të boshatisësh mijëra llogari menjëherë supozohet se kërkon një sulm të koordinuar me shumë kujdes.

Banka Tesco thotë se do të rimbursojë të gjithë klientët deri të enjten pasdite

Klientët do të jenë të aftë që të përdorin kartat e tyre të debitit për të bërë blerje në dyqane dhe për të tërhequr para në ATM ndërkohë që blerjet online do të jenë të ndaluara. dhe Tesco thotë se do ti rimbursojë klientëve paratë e humbura, por mjaft konsumatorë kanë shprehur ankesat e tyre në rrjetin social Twitter për përgjigje të vonuara.

Ndërkohë, Higgins tha se Banka Tesco është “duke punuar shumë për të rikthyer shërbimin normal në llogaritë ekzistuese sa më shpejtë të jetë e mundur.” (PCWorld Albanian)

Sulmohet banka Britanike Tesco, vidhen mbi 20,000 klientë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)