Sulm DDoS ndaj Battle.net, Overwatch dhe World of Warcraft shfaqen offline

Publikuar më: 19-09-2016

screenshot_16-05-25_23-53-10-000-930x523Orët e fundit serverat Battle.net të Blizzard po përjetojnë probleme duke lënë jashtë linjës qindra lojtarë. Kjo shënon herën e tretë që serverat e kompanisë janë offline por rasti më i fundit është më i komplikuar.

Sipas Blizzard, Battle.net është offline si pasojë e një sulmi DDoS ndaj serverave duke prekur lojërat Overwatch, World of Warcraft, Hearthstone: Heroes of Warcraft e shumë të tjera.

Platformat e prekura janë kompjuterat personalë, Xbox One dhe PlayStation. Në rrjetin social Twitter Blizzard njoftoi sulmin DDoS ndryshe nga problemet e datës 13 dhe 16 Shtator.

Përgjegjësinë për sulmin e mori një grup quajtur Poodle Corp që besohet të jetë pjesë e Skuadrës së Lizardëve (Lizardsquad.) Problemet me serverat Battle.net filluan që kur Blizzard lançoi edicionin e gjashtë të World of Warcraft me titullin Legjioni. (PCWorld Albanian)

Sulm DDoS ndaj Battle.net, Overwatch dhe World of Warcraft shfaqen offline
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)