Studim: 75% e njerëzve e përdorin telefonin në tualet

Publikuar më: 12-03-2013
Studim: 75% e njerëzve e përdorin telefonin në tualet

"Pushimi" në tualet nuk ofron më me sa duket një moment "qetësie" nga jeta jonë e zënë dhe nga kontakti me njerëzit e shumtë.

Gjatë kohës që mënyra e jetesës po bëhet gjithmonë e më teknologjike, shumë njerëz e kanë akoma dhe më të vështirë ti heqin sytë nga një ekran edhe vetëm për pak minuta. Në shumë raste, pjesa më e madhe e marrin një pajisje të tillë edhe në tualet.

Sipas një studimi nga "Telefonika 02 UK" dhe "Sony Mobile", u zbulua shifra mahnitëse se 75% e njerëzve e përdorin telefonin e tyre kur janë në tualet.

Gjatë kohës që 59% dërgonte sms rregullisht, 45% dërgonte e-mail, ndërsa 31% pranuan se flisnin në celular gjatë kohës që ishin ulur në WC.

Rezultatet janë paksa të habitshme dhe të bën të kuptosh se si teknologjia e ka ndryshuar jetën tonë si p.sh. shumë burra kanë rrëfyer se parapëlqejnë të urinojnë ulur pasi i kanë të dyja duart e lira për tu marrë me telefonin.

Gjithsesi nga të gjithë 2000 burrat dhe gratë të cilat bënë sondazhin, vetëm 12% thanë se ndiheshin “nën presion” për shkak të jetës së tyre shumë të ngarkuar, ndërsa pothuajse 1/3 tha se e marrin celularin pasi thjesht “nuk kanë çfarë të bëjnë”.

Pajisjet smartfonë të së ardhmes

Sondazhi u krye para daljes së Xperia Z, i cili është rezistent ndaj ujit, pasi sipas shifrave, 15% e njerëzve pranuan se u ka rënë celulari brenda në WC. (PCWorld Albanian)

Studim: 75% e njerëzve e përdorin telefonin në tualet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)