Steve Ballmer: Microsoft nuk ka plan të dytë nëse Windows 8 dështon

Publikuar më: 18-09-2012
Steve Ballmer: Microsoft nuk ka plan të dytë nëse Windows 8 dështon

Vetëm koha dhe shitjet do të vendosin nëse Windows 8 do të ketë sukses apo jo.  Microsoft, gjithsesi, është në një pozicion për të bërë më tepër.

Gjigandi i Redmond softuer mund, përshëmbull, të vijë me një Plan B në rast se Windows 8 dhe ndërfaqja radikale e saj e ridizenjuar nuk i afrohen pëlqimeve të konsumatorit. Nuk duket se Microsoft është shumë i shqetësuar rreth këtij skenari që mund të ndodhë.

Në një intervistë me The Seattle Times, CEO i Microsoft Steve Ballmer u duk sikur e shmangu pyetjen se çfarë do të bëj Microsoft në qoftë se Windows 8 nuk i shuan shpresat e kompanisë. “Ju e dini, Windows 8 do të jetë i madh si produkt,” - deklaroi Ballmer.

I pyetur nëse ai kishte dyshim rreth kësaj, Ballmer deklaroi: “Unë nuk paguhem të kem dyshime”. Dhe përpara se të largohej ai tha me nënqeshje: “Unë nuk kam asnjë. Është një produkt fantastik.”

Kjo është për debat. Në shqyrtimin formal të Windows 8, ne treguam se Microsoft është një sistem operimi me prekje shumë i mirë duke u vlerësuar me notën 7.

Me shumë mundësi nuk është aq i keq sa shumë njerëz kishin frikë, por ka disa gjëra specifike të cilat ne nuk i pëlqejmë rreth Windows 8. Nga krahasimi ne i dhamë notën 7, të cilën e shqyrtuam 3 vjet përpara.

Ballmer foli për një numër të tjerë subjektesh, duke përfshirë se çfarë ai mendon të konkurrosh me Google, e njohur për nivelin e lartë të talentit karshi kompanive të tjera.

“Unë mendoj se Google është thjesht një kompani tjetër në këtë vënd. Nuk po them se ata janë të këqinj. Ata janë konkurentë të fortë për talentin, por nuk është se ata janë aq të pakalueshëm,” - deklaron Ballmer.

Microsoft tani po konkuron agresivisht me Google në sferën e telefonisë celulare dhe kjo është diçka që do të rrisë shitjet e tabletave Windows 8. (PCWorld Albanian)

Steve Ballmer: Microsoft nuk ka plan të dytë nëse Windows 8 dështon
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)