Garazh dhe StartUs sjellin StartUs Connect Tirana 1.0 në Shqipëri

Publikuar më: 17-12-2015

Screenshot from 2015-12-17 13:24:34Djemtë e Garazh, për festat e fundvitit menduan ti bëjnë një surprizë komunitetit duke bashkuar tre nga personazhet me të vlerësuara të komunitetit shqiptar të startupeve.

Një format i tillë është i karakterit ndërkombëtar tani adoptuar edhe në Startus Connect Tirana 1.0. Startus është një rrjet europian i startupeve me seli në Vjenë dhe i pranishëm në rreth 45 qytete të Europës. Shumë qytete të Europës lindore tani e kanë përqafuar këtë nismë.12345478_1036973299756051_2579252189207569728_n

Ky aktivitet, i dedikuar 3 aspekteve më të rëndësishme të startupeve, financave, mentorimit dhe historive të suksesit është i ndërtuar në dy pjesë. Fillimisht të tre spikerat flasin për 7 minuta përmes 7 slideve të ndjekur nga 7 minuta pyetje e përgjigje ndjekur nga një seancë rrjetëzimi.

12368970_1036973353089379_7891400386764697180_nPas prezantimit të StartUs dhe Garazh nga Ergest Nako fjalën e mori Endri Mataj nga Startup Grind Tirana dedikuar Mentorimin. Shkëlzen Marku bashkëthemelues dhe drejtor i Yunus Social Business Balkans foli për financat dhe gjetjen e Fondeve nga një Startup dhe në fund përmbylli Valer Pinderi, themelues i Dyqan Taxi duke treguar historinë e tij të suksesit.

12363121_1036973049756076_2081140842121618879_o

Gjatë gjithë takimit dhe seancës së rrjetëzimit, aktiviteti u shoqërua nga muzika e El Cardinal DJ. Garazh ku së bashku me StartUs kanë për qëllim të lidhin Komunitetin e Startupeve Europiane me atë Shqiptar. (PCWorld Albanian/ Garazh)

12345477_1036973319756049_4047707782159417529_n

Garazh dhe StartUs sjellin StartUs Connect Tirana 1.0 në Shqipëri
3 votes, 5.00 avg. rating (96% score)