Startupi më i madh në botë? Samsung reformon kulturën korporative

Publikuar më: 24-03-2016

Employees walk in the main office building of Samsung Electronics in SeoulReuters – Samsung Electronics, prodhuesi më i madh në botë i telefonëve inteligjente dhe çipave të memorjes, njoftoi ditën e Enjte se po planifikon të adoptojë një kulturë të re organizative e ngjashme me një startup në përpjekje për prodhuar rezultat ndërsa rritja e kompanisë po shënon rënie.

Ekzekutivët e kompanisë do të nënshkruajnë memorandum i cili do të zhvendosë politika e kompanisë nga drejt një filozofie me dialog të hapur. Kjo do të sjellë edhe reduktimin e numrit të pozitave në hierarki për tu përqendruar më shumë në diskutime online mes divizioneve të bizneseve dhe punojësve.

“Synojmë të referojmë kulturën tonë të brendshme, për të sjellur një frymë të re të një kompanie startup duke hapur rrugë drejt një komunikimi të hapur dhe inovacioni të vazhdueshëm,” shkruante kompania në një deklaratë.

Kjo deklaratë është ndër më të bujshmet kohët e fundit dhe një paralelizëm me krizën e 1993 kur patriarku i grupit Samsung, Lee Kun Hee, u tha ekzekutivëve të tij që “të ndryshonin çdo gjë përveç grave dhe fëmijëve.”

Disa punojës të kompanisë besojnë se do të jetë shumë e vështirë për një kompani si Samsung i cili numëron mbi 300,000 punojës në rang global për ta transformuar vetvehten. Gjithashtu Samsung tha se do të largojë takime të brendshme të panevojshme për të thjeshtëzuar proçedura dhe përmirësuar produktivitetin.

Madje do të reduktojë edhe orët e gjata të punës që tu krijojë më shumë hapësirë punojësve të shpenzojnë kohë me familjet e tyre. (PCWorld Albanian)

Startupi më i madh në botë? Samsung reformon kulturën korporative
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)