Startupi Izraelit gati të shesë telefonin misterioz SP1 me fokus të veçantë tek privatësia

Publikuar më: 26-04-2016

mobile_phone_data_privacy_security_thinkstock_492795869-100412464-largeNjë grup investitorësh ndërkombëtarë njoftuan ditën e djeshme se Sirin Labs, një startup me fond prej 72 milion dollarësh, po planifikon të krijojë një telefon inteligjent me performancë dhe privatësi të lartë.

Njoftimi i Siri hodhi dritë mbi disa detaje të telefonit i cili do të quhet SP1, ndërsa informacionin e plotë do e kemi vetëm pas dy muajve kur të dalë në shitje. Dizajni i SP1, sipas Sirin, do të jetë ndërtuar në atë mënyrë që të ofrojë një siguri të pakrahasueshme me telefonë inteligjent modernë të ditëve të sotme.

Grupi i investitorëve drejtohet themeluesit e firmës izraelite Singulariteam, Moshe Hogeg dhe Kenges Rakishev së bashku me veteranin e Google Tal Cohen. Ideja e një telefoni të tillë mori jetë kur vetë telefoni i Rakishev u hakuar në 2013-tën.

Megjithatë koncepti nuk është i panjohur për ne, sepse Silent Circle nxori në shitje në 2014-tën të ashtuquajturin Blackphone – telefoni i zi – me të njëjtat funksionalitete privatësie. Blackphone funksiononte me një version të modifikuar të Android dhe kushtonte 800 dollar.

Bazuar në njoftimin e Sirin, SP1 pritet të jetë një telefon i kushtueshëm falë teknologjisë dhe funksionaliteteve më të fundit që mund të bart. Ajo që ngelet për tu parë është mënyra sesi telefoni i Sirin do ti arrijë objektivat e të prodhuarit të një telefoni të tillë. (PCWorld Albanian)

Startupi Izraelit gati të shesë telefonin misterioz SP1 me fokus të veçantë tek privatësia
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)