Startup Weekend Tirana promovon Tiranën “Inteligjente” në datat 20-22 Nëntor

Publikuar më: 18-11-2015

12140558_975207052537405_7439240634079301832_nEdicioni i 5-të i Startup Weekend Tirana, një event që nxit inovacionin dhe sipërmarrjen në Shqipëri, do të zhvillohet gjatë javës globale të sipërmarrjes, në datat 20-22 Nëntor 2015 dhe ”Smart City” është tematika e tij. Tirana Business Park, mbështetësi dhe partneri kryesor i këtij edicioni, hap dyert për eventin e fundjavës, ndërsa Banka Societe Generale Albania është mbështetësi me i madh financiar për të dytin vit radhazi.

“Qyteti i Tiranës po zhvillohet me ritme të larta, por ndryshimet që ndodhin jo gjithmonë marrin parasysh nevojat e banorëve. Cdo ditë, njerëzit zbulojnë teknologji të reja dhe Startup Weekend Tirana është një mundësi e mire për të krijuar dhe zhvilluar ide biznesi që mund të ndryshojnë jetën e qytetit dhe komuniteteve të tij” – shprehet organizatorja Aneida Bajraktari.

 Qasja Smart City, Qyteti Inteligjent,  synon gjetjen e zgjidhjeve të sfidave ekologjike , sociale , ekonomike dhe kulturore me të cilat përballet Tirana, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë inteligjente . Qëllimi i konceptit Smart City nxjerr në pah mundësitë që janë në dispozicion për të krijuar qytetet dhe zonat metropolitane që , nëpërmjet përdorimit të teknologjive moderne , të sigurojnë akses në shërbimet dhe rritje të cilësisë së jetesës . Në të njëjtën kohë , kjo hap një treg potencial për teknologji e zgjidhje të veçanta.

swQyteti Inteligjent nuk është më thjesht një ëndërr ose film fantashkencë, ai është një realitet i prekshëm në ditët tona. Hapat e shpejtë të teknologjisë, ofrojnë sot mudësinë për këdo të ndërtojë copëzën e tij të qytetit inteligjent dhe ta vendosi atë në shërbim të të gjithëve. – thotë Ergest Nako, njëri prej organizatorëve.

Tematika e “Smart City” ka për qëllim zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve që e bëjnë qytetin një vend më të mirë për të jetuar: që nga teknologjitë  që i bëjnë shtëpitë tona më inteligjente, teknologjitë që e bëjnë shëndetësinë më të aksesueshme, aplikacione për planifikim urban, sisteme pagesash nëpërmjet telefonit, zgjidhje innovative dhe eficente në sistemin e transportit, mjedisit, energjisë, edukimit deri te përmirësimi i mënyrave se si qytetet lidhen me njëri tjetrin. Eshtë një mundësi e hapur për të gjithë!

Startup Weekend Tirana është pjesë e rrjetit ndërkombëtar Startup Weekend, dhe organizohet në disa vende të botës duke respektuar të njëjtin format: 54 orë për të rrahur ide, formuar skuadra, për të vërtetuar hipoteza, për të krijuar modele biznesi dhe për të hedhur hapat e parë në botën e sipërmarrjes. Deri në fund të aktivitetit, shumë do të kuptojnë që idetë e tyre ja vlejnë dhe të tjerë që është më mirë që t’i fokusojnë energjitë diku tjetër.

Në Startup Weekend Tirana ne besojmë fuqishëm se komuniteti start-up është një shtyllë e rëndësishme në ekonominë tonë lokale. Gjeneron vende pune dhe të ardhura për vendin, por më e rëndësishmja nxit kulturën e inovacionit, ambicies dhe besimit– shprehet Aneida Bajraktari

Ne kuader të Javës Globale të Sipërmarrjes (GEW), eventi do jetë pjesë e 200 eventeve të tjera në rang global, ku të gjithë fituesit e këtij edicioni do konkurojnë në “Global Startup Battle” që është konkursi ndërkombëtar që zgjedh “të mirët e më të mirëve”.

Cfarë ndodh gjatë fundjavës?

Startup Weekend zhvillohet gjatë një fundjaves. Fillon të premten pasdite, më 20 Nëntor, me fazën e parë, atë të konceptimit të ideve dhe ndërtimit të skuadrave. Pjesëmarrësit nxiten të sjellin idetë e tyre më të mira si dhe të frymëzojnë të tjerët për t’u bashkuar me skuadrat e tyre. Në fund të ditës mbaron formimi i skuadrave. Më pas, grupet e punës fillojnë të diskutojnë gjerësisht mbi aftesitë e tyre dhe ato që nevojiten për projektin duke punuar sipas teknikave te “mind mapping”, strategjive te ndryshme apo edhe krijimit te nje biznesi real ne leter. Gjatë kësaj faze, grupet e punës do të ndihmohen dhe do të këshillohen nga mentorë të suksesshëm shqiptarë dhe të huaj. Ditën e dielë, më 22 Nentor, skuadrat paraqesin demot apo prototipet e tyre, të cilat shoqërohen me vlerësimin e një paneli të përbërë nga ekspertë të njohur. Në fund jepen cmimet për skuadrat fituese.

sw1Kjo është një mundësi shumë e mirë që pjesëmarrësit të lancojnë idetë e tyre të biznesit tashmë në nivel ndërkombetar dhe të garojne perballë ideve fituese të Startup Weekend në nivel ndërkombëtar” – shprehet organizatori Ergest Nako.

 Ndër partnerët dhe mbështetësit e tjerë të këtij eventi përmendim: Talent Garden Tirana që ofron inkubim për 2 skuadra, Spitali Amerikan i cili kujdeset për shëndetin e fituesve duke ofruar checkup të plotë dhe Kartën Vital, TISPARK nëpërmjet mbështetjes financiare, si dhe Agna Group, Planet Internet dhe TE Electronics e shumë të tjerë. (PCWorld Albanian)

Startup Weekend Tirana promovon Tiranën “Inteligjente” në datat 20-22 Nëntor
6 votes, 4.83 avg. rating (95% score)