Startup Weekend Tirana kurorëzon fituesit e edicionit të katërt

Publikuar më: 06-06-2015

1Startup Weekend Tirana bashkoi forcat me fondacionin suedez Trashëgimi Kulturore pa Kufij (CHwB) për të sjellë gjatë fundjavës 29-31 Maj, 2015, eventin që mblodhi studentë e profesionistë të rinj në ambjentet e Ministrisë së Kulturës, të cilët krijuan dhe prezantuan planet e tyre të biznesit, me synim rritjen e rolit të trashëgimisë kulturore në zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Startup Weekend Tirana është një grupim 54-orësh i njerëzve që kanë interes në zhvillimin, dizenjimin dhe marketimin e ideve të tyre të biznesit. Këta sipërmarrës bashkohen një fundjavë për të krijuar ekipe, prezantuar , për të punuar për ndërtimin e produkteve dhe për të garua për çmimin e madh për të sjellë në jetë idetë e tyre. Është hera e katërt që Startup Weekend Tirana zhvillohet në vendin tonë, por hera e parë që fokusohet te inovacioni në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Këtë vit eventi u organizua me mbështetjen e CHwB Albania, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Pas ceremonise së hapjes, u mbajt një panel diskutimi i moderuar nga gazetari Blendi Salaj, ku të ftuar ishin: Lejla Hadzic nga “Cultural Heritage without Borders”, Lisa Fredriksson nga Ambasada Suedeze në Shqipëri, Zhuljeta Harasani nga Ministria e Kulturës si dhe Sonia Popa nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.2

Të ftuarit diskutuan mbi Turizmin dhe Trashëgiminë Kulturore ne Shqipëri duke e parë kështu nga disa këndvështrime: nga mënyra si e sheh shoqëria civile, si e shohin ambasadat që vazhdojnë dhurojnë fonde për këto fusha si dhe rëndësia që i jep qeveria nëpërmjet 2 ministrive prezente. Paneli ju shërbeu pjesëmarrësve për të kuptuar më mirë sfidat dhe nevojat e këtyre fushave, dukë u motivuar në këtë mënyrë të përmbushnin nevojat aktuale nëpërmjet ideve të tyre të biznesit.

Rreth 60 studentë dhe profesionistë të rinj morën pjesë dhe prezantuan 11 ide inovative për biznese të lidhura me turizmin dhe trashëgiminë kulturore.  Të premten, pjesëmarrësit prezantuan idetë e tyre të biznesit dhe formuan ekipet e nevojshme. Ditën e shtunë, sipërmarrësit e ardhshëm punuan mbi idetë duke formuar modelet e tyre të biznesit, të cilat përfshinin identifikimin e partnerëve kryesorë, strukturimin e kostove, burimet e të ardhurave, aktivitetet dhe burimet kryesore, kanalet e komunikimit dhe audiencat e synuara. Mentorët, të cilët vinin nga fusha të ndryshme si turizmi, sipërmarrja, financa dhe ligjori, ju ofruan grupeve ekspertizën e tyre, duke i këshilluar për një model sa më të suksesshëm. Të dielën paradite pjesëmarrësit bën përgatitjet e fundit, ku përfshihej plani i komunikimit dhe marketingut, dhe në orën 17:00 prezantuan modelet e biznesit të tyre të ardhshëm. Mes modeleve të prezantuara ishte Ciceroni.com, një platformë për lidhjen e guidave turistike me turistët e huaj; Digital Heritage, që synonte hartëzimin e të gjithë monumenteve të kulturore në Shqipëri; 3D Museum, që përfshinte krijimin e një muzeu dixhital në qytetin e Gjirokastrës, etj.

Juria, e përbërë nga Lejla Hadzic nga CHwB Albania, Shkëlzen Marku  nga Yunus Social Business që do ofrojë 3 muaj inkubim për 3 skuadrat fituese, Etleva Sakajeva nga Tirana Business Park që ofroi mbështetje financiare për organizimin e këtij eventi, Erion Nako nga SAP Western Balkans, Lindita Komani nga Talent Garden Tirana dhe Lorenc Çala nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Hapësinor  (ASIG) përzgjodhën si fitues:3

Talent Garden Tirana i dha një cmim special projektit Ciceroni4.me dhe Tung Al ku për një muaj skuadrat do zhvillojnë idetë e tyre të biznesit në zyrat e tyre.4Çmimi i tretë i shkoi projektit për muzeun virtual të Gjirokastrës që kombinon teknologjinë me bukurine e qytetit të gurtë. Qëllimi i projektit është eksplorimi i qytetit nëpërmjet teknologjisë vizuale Kinect ku sensorët Kinect performojnë të ashtuquajturin Realitet i zgjeruar (augmented reality).

5Vendi i dytë shkoi për “Motive Shqiptare” një platformë që shërben për ruajtjen fizike dhe dixhitale të motiveve shqiptare që nga lojrat e fëmijëve deri te kërcimet e vjetra shqiptare duke synuar në këtë mënyrë ruajtjen e trashëgimisë kulturore.6

Projekti fitues u shpall Tung.al një aplikacion inovativ web dhe mobile app me 2 karakteristika kryesore: Tung PAL & TungLAR. PAL-Point dhe Mëso ka për qëllim të japë të gjithë informacionin në lidhje me një monument nëpërmjet skanimit të një kodi QR. LAR-Location Augmented Reality është tipari që i jep të gjitha informatat në lidhje me një monument vetëm nga skanimi drejtpërdrejt në monument. Fituesit do të vazhdojnë projektin e tyre ne Yunus Social Business si dhe përfitojnë 300.000 ALL nga Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

Rreth Startup Weekend Tirana

Startup Weekend Tirana është pjesë e rrjetit ndërkombëtar Startup Weekend, dhe organizohet në disa vende të botës duke respektuar të njëjtin format: 54 orë për të rrahur ide, formuar ekipe, për të vërtetuar hipoteza, për të krijuar modele biznesi dhe për të hedhur hapat e parë në botën e sipërmarrjes. Deri në fund të aktivitetit, shumë do të kuptojnë që idetë e tyre ja vlejnë dhe të tjerë që aftësitë e tyre janë shumë të nevojshëm për zhvillimin e një ideje. Në Shqipëri, skuadra organizative këtë vit përbëhej nga Aneida Bajraktari, Ergest Nako, Marsida Vishkurti, Besmir Kthupi, Miga Ciku, Daniel Bicja si dhe Ina Xhani e Arianna Briganti nga CHwB.

Startup Weekend Tirana kurorëzon fituesit e edicionit të katërt
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)