Startup Grind Tirana organizon mbrëmjen festive Summer Party në 30 Korrik

Publikuar më: 15-07-2015

summerpartyKanë kaluar vetëm 6 ditë që nga takimi i fundit i Startup Grind Tirana dhe ky komunitet duket të jetë më aktiv se asnjëherë më parë. Në datën 9 Korrik komuniteti shqiptar i Startup Grind ndau idetë dhe diskutimet e tij me Bashkëthemeluesin dhe CEO e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

Por takimi i radhës do të jetë disi ndryshe nga ç’jeni mësuar. Do të jetë një mbrëmje festive ku edhe njëherë do të bashkohen të apasionuarit e teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Duke gjykuar nga ftesa e bërë nga organizatorët e këtij evenimenti quajtur “Summer Party”, mund të kuptojmë një gjë: Në qendër të vëmendjes gjendet plotësisht komuniteti i Startup Grind Tirana. Kjo mbrëmje festive do të mbahet në Tirana Bussines Park në një ambjent i shoqëruar me muzikë, ushqim dhe pije si dhe siç citonin organizatorët “plot buzëqeshje”.

Startup Grind është një mundësi e artë për të gjithë sipërmarrësit e rinj ku mund të takohen dhe njohin profesionistë të fushave të ndryshme të ndajnë eksperiencat e tyre e shumë të tjera. Është pikërisht ky qëllimi i krejtësisht komunitetit global të Startup Grind, që të edukojë, inspirojë dhe lidhë së bashku individë të fushave të ndryshme, qofshin ose jo ekspertë të fushave.

Mbrëmja festive do të mbahet në datë 30 Korrik dhe do të startojë në ora 6:30 pasmesditë. Do të zgjasë gjer në ora 9:30 ku axhenda ngelet pothuajse ajo e zakonshmja.startupgrind

Siç mund të prisni, takimet e Startup Grind drejtohen nga Endri Mataj, e nuk përjashtohet as ky i fundit. Endri është një sipërmarrës i ri dhe adhurues i teknologjisë së informacionit. Ai është ekspert i fushës së telekomunikacionit dhe menaxhimit të rrjeteve.

Startup Grind Tirana ka organizuar gjer tani plot 8 takime. Takimi i parë pati të ftuar Gentian Likaj, CEO i Communication Progress. Më pas ishte rezervuar një prezantim me një sipërmarrës kosovar mjaft të suksesshëm si Alejtin Berisha. Të ftuar të tjerë ishin: Lindita Shomo CEO e EasyPay, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, Ludvic Laventure CEO i MPay, Romeo Sherko CEO dhe themelues i portalit IKUB.  Takime të veçanta ishin ato me sipërmarrësin ndërkombëtar Baybars Altuntas dhe CEO-n e Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit. Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. (PCWorld Albanian)

Startup Grind Tirana organizon mbrëmjen festive Summer Party në 30 Korrik
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)