Startup Grind Tirana mirëpret në takimin e radhës CEO-n e CCS Computer & Copier Systems, Genci Likoskëndaj

Publikuar më: 19-11-2015

12219526_843914185723001_4685587850095509718_nMë 3 dhjetor vjen takimi i radhës i komunitetit më aktiv në Shqipëri, atij të Startup Grind Tirana. Në dy takimet e fundit të Startup Grind ishin të ftuar Avni Ponari, CEO dhe themelues i Sigal Uniqa Group Austria dhe Renis Tërshana, themelues i R&T Group me histori suksesi në Shqipëri.

Ndërsa i afrohemi takimit të radhës, Startup Grind Tirana na vuri në dijeni se i ftuari i radhës do të jetë një sipërmarrës serial me mbi 20 vite eksperiencë Genci Likoskëndaj.

Lindur në Fier në 1969 dhe diplomuar në 1992 pranë Universetit Shtetëror të Tiranës në degën e Informatikës, ai themeloi një nga kompanitë e para të harduerit në Shqipëri, CCS Computer & Copier Systems. Në 2007 ai u shfaq si bashkëthemelues i Tetra solutions, një kompani e fokusuar me operacione terërisht në softuer dhe sistemet e informatizimit.

Që të dyja kompanitë, të cilat numërojnë 66 punojës,startupgrind gjenerojnë të ardhura vjetore mbi 5 milion Euro duke luajtur një rol të rëndësishëm në tregun Shqiptar të sistemeve IT. Z. Likoskëndaj mban një MBA dhe PhD në Shkencat kompjuterike.

Takimet e Startup Grind drejtohen nga Endri Mataj, e nuk përjashtohet as ky i fundit. Endri është një sipërmarrës i ri dhe adhurues i teknologjisë së informacionit. Ai është ekspert i fushës së telekomunikacionit dhe menaxhimit të rrjeteve. Bart një diplomë MS në fushën e Telekomunikacionit pranë Universitetit të Syracuse në New York. Endri është bashkë themelues dhe CEO i ARPAD Partners.

Axhenda e takimit të 3 dhjetorit starton në ora 5:30 pm për tu konkluar në orën 8:30 pm. Takimi do të mbahet në Qendrën Protik. Pjesëmarrjen në këtë takim të radhës të Startup Grind mund ta rezervoni në këtë lidhje.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit. Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. (PCWorld Albanian)

Startup Grind Tirana mirëpret në takimin e radhës CEO-n e CCS Computer & Copier Systems, Genci Likoskëndaj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)