Startup Grind Tirana, Garazh dhe Global Opportunities Albania sjellin edicionin e dytë të Startup Summer Party

Publikuar më: 24-06-2016

13445462_969833099797775_6647668816542460239_nKa kaluar pothuajse një vit nga një eveniment të tilla përmasave për Startup Grind Tirana dhe tani ka ardhmur momentin për edicionin e dytë të Summer Party.

Një organizim i Startup Grind Tirana, Garazh dhe Global Opportunities Albania, Summer Party këtë vit do të mbahet më datë 15 Korrik ora 6:30PM-10:30PM pranë Institutit Harry T. Fultz dhe shënon festën e dytë të komuniteteve të Startup-eve në Shqipëri:“Startup Summer Party 2016 – Powered by Vodafone Albania”

Qëllimi i këtij aktiviteti është të mbledhë të gjitha iniciativat ekzistuese si dhe ato mbështetëse të startupeve dhe sipërmarrësve të rinj, në një super festë me ushqim, pije, muzikë DJ, rrjetëzim dhe panair të startupeve më të sukesshme nga Shqipëria dhe Kosova. Aktiviteteti do të zhvillohet në ambientet e Institutit Harry T. Fultz.

Padyshim kjo do të jetë një mundësi e artë për tu takuar me miq, sipërmarrës si dhe për të kaluar disa momente të këndshme me njerëz të këndshëm. Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë mjafton të rezervojnë biletën e tyre online përmes uebfaqes së Startup Grind.

13458562_973327946114957_3409943570974485273_o

Sponsor i përgjithshëm i aktivitetit të Startup Grind në terësi është padyshim nisma Google for Entrepreneurs ndërsa Vodafone Albania vjen si sponsor lokal i Summer Party këtë vit.

Misioni i Startup Grind Tirana ka qenë do të vijojë të jetë ngritja e një forumi të ngushtë mes komunitetit të themeluesve dhe sipërmarrësve që duan të mësojnë nga eksperienca më e mirë e liderëve apo drejtuesve të kompanive të teknologjisë. Më shumë informacion me detajet më të fundit rreth evenimentit do të mund të gjeni edhe në faqen e Startup Grind dhe Garazhrrjetin social Facebook.

Gjithashtu nuk mungon si përherë mbështetja tradicionale e ICTSmedias të të tilla aktiviteteve që i japin jetë komunitetit ICT në mbarë trevat shqiptare me publikimin e saj online PCWorld që vjen si partner mediatik.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit. Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. (PCWorld Albanian)

Startup Grind Tirana, Garazh dhe Global Opportunities Albania sjellin edicionin e dytë të Startup Summer Party
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)