Startup Europe Week vjen në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër në datat 1-4 Shkurt

Publikuar më: 27-01-2016

12417858_1124465647603913_3422975754886661683_nMë shumë se 40 shtete dhe mbi 200 qytete do ti bashkohen nismës “Startup Europe Week” në datat 1-5 Shkurt në mbarë Europën. Duke synuar promovimin e sipërmarrësve, kjo nismë vjen edhe në tre qytete të Shqipërisë: Tiranë, Vlorë dhe Shkodër.

Startup Europe Week ruan formatin e disa prej iniciativave globale në provimin e sipërmarrjes organizuar nga elitat e Luginës së Silikonit. Pjesë e tij do të jetë folës dhe sesione të ndryshme rrjetëzimi.

SEW është një mundësi e artë për të gjithë ju që të mësoni dhe të përfitoni nga resurset për të cilat mund të mos keni qenë në dijeni njëkohësisht të keni edhe një paraqitje në nivel Europian të punës së bërë në qytetin tuaj.

Evenimenti fillon me qytetin e Shkodrës në datën 1 Shkurt organizuar nga qëndra EUIC në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe Teuleda. Starton në ora 12:00 për tu konkluduar në orën 14:20. Folësit do të jenë Shehiada Piraniqi nga departamenti i marrëdhënieve me publikun pranë EUIC Shkodër, Arjeta Troshani, Dekane e Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Gentjan Mema, Specialist pranë Bashkisë Shkodër dhe Klaudia Darragjati, Menaxhere Projektesh pranë Teuleda.

Aktiviteti organizohet tek Fakultetit Ekonomik Dhoma 307. Ata që duan të bëhen pjesë mund të rezervojnë një biletë përmes Amiando.

Dita e dytë vijon në Kryeqytet pikërisht më 2 Shkurt ora 17:00 për tu konkluduar në ora 21:00. Vjen si organizim i Startups.al me të ftuar special dhe folës si Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Giulio Lamondelli, ish shef ekzekutiv i Groupon Italia, Elton Ilirjani, CEO i HeadHunter, Ermal Mamaqi dhe Alejtin Berisha, Drejtor i Kolegjit Universum.

Aktiviteti mbahet tek Muzeu Historik Kombëtar ndërsa për të interesuarit që duan të bëhen pjesë të drejtohen në këtë lidhje për të rezervuar biletat e pjesëmarrjes.

Dita e tretë vijon me aktivitetin në qytetin e Vlorës organizuar nga zyra e EUIC i cili mbahet më 4 Shkurt në ora 11:00 dhe përmbyllet në ora 16:00. Folës në këtë aktivitet do të jenë Besjana Roshi nga departamenti i marrëdhënieve me publikun EUIC Vlorë, Ilir Banushi, nën Kryetar i Bashkisë Vlorë, Mirela Koci, ekzekutive e AULEDA dhe Pranvera Resulaj, Pedagoge në Fakultetin e Administrim Biznesit pranë Universitetit “Ismail Qemali”.

Aktiviteti organizohet tek Qëndra e Informimit për Bashkimin Europian(EUIC) në Vlorë ndërkaq biletat mund ti rezervoni në këtë lidhje.(PCWorld Albanian)

Startup Europe Week vjen në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër në datat 1-4 Shkurt
2 votes, 5.00 avg. rating (95% score)