Startoi European Youth Awards 2015. Teknologjia në shërbim të së mirës sociale

Publikuar më: 06-05-2015

0,,17032197_303,00

Lulet po çelin kudo në Europë e së bashku me pranverën po vjen edhe evenimenti European Youth Awards 2015. Të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë, sipërmarrësit dhe startupet janë të ftuara të bëhen pjesë. Konkursi do të qëndrojë i hapur gjer më 15 Korrik.

Evenimenti European Youth Awards është unik. Adreson të rinjtë kreativë të botës dixhitale, krijuesit e përmbajtjeve dhe zhvilluesit në 49 shtetet Europiane duke i ftuar ata të jenë pjesë e konkursit të “Kreativitetit Dixhital për të Mirën Sociale.” Projektet inovative ndahen në gjashtë katergoi ku secila prej tyre adreson një nga objektivat social të përcaktuara nga Këshilli Europian dhe Strategjia Europiane për 2020.

Timeline_SlideshowPic_final_2Këto gjashtë kategori janë:

1. Jetë e shëndetshme

2. Edukim inteligjent

3. Lidhja e kulturave

4. Go Green

5. Qytetari Aktive

6. Paraja ka rëndësi

Në secilën prej kategorive do të përzgjidhen tre projekte dixhitale të cilat do të dekorohen nga juria e përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë të së cilës degë të industrisë.

Producentët dhe krijuesit e projekteve fituese do të fitojnë një udhëtim pjesëmarrjeje në festivalin e EYA që do të mbahet në Graz të Austrisë në datat 18-21 Nëntor. Ky festival është bërë qëndra e shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimeve të suksesshme të sektorit ICT. Së bashku me ekspertë të sektorit ICT, me liderë biznesi dhe të tjera mendje kreative, fituesit e EYA do të punojnë në projekte dhe mundësi të reja që ofron interneti dhe mobiliteti për të ndërtuar dhe zhvilluar fondacione me impakt social në të ardhmen.

Rreth European Youth Awards (EYA)

Një iniciativë që ka filluar në 2012, European Youth Awards është një promotor I shfrytëzimit të sektorit ICT për të mirën sociale duke vendosur theksin e fuqishëm në përdorimin e internetit dhe aplikacioneve mobile për zhvillimin social të qytetarëve Europian. Ky konkurs vjetor motivon të rinjtë e çdo moshe deri në 30 vjeç për të ndërtuar projekte dixhitale me impakt social. Vitin e shkuar pati 13 projekte fituese nga 11 shtete Europiane dhe detajet e evenimentit European Youth Awards 2014 i kemi përcjellur edhe në PcWorld Albanian. (PCWorld Albanian)

Startoi European Youth Awards 2015. Teknologjia në shërbim të së mirës sociale
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)