Stacionet e ngarkimit të telefonëve me energji diellore ofrojnë elektricitet falas për refugjatët në Greqi

Publikuar më: 17-06-2016

Children stand around a solar powered charging station for mobile devices designed by a group of university students, at the municipality-run camp of Kara Tepe on the island of LesbosPër emigrantët dhe refugjatët të ngelur në Greqi, një telefon inteligjent është shpëtim përsa kohë bateria e tij është e gjallë. Por qasja në elektricitet është luks i munguar në kampet tejet të populluara e madje mund të rezultojë me pagesë.

Disa studentë nga Universiteti i Edinburgut në Skoci shpresojnë ta ndryshojnë këtë realitet. Ato kanë ndërtuar një stacion elektrik për karikimin e telefonëve i cili funksionon me energji diellore, diçka jo e paparë për Greqinë.

Studentët kanë instaluar dy njësi në të gjitha kampet ku secila prej tyre përmban 12 kabllo karikimi duke ofruar kështu elektricitet falas për 240 njerëz për njësi gjatë gjithë ditës.

Ideja lindi pas vizitës së një prej themeluesve, 20 vjeçari Aleksandros Angelopoulos, në ishullin e Samosit, një nga pika kryesore të hyrjes së miliona refugjatëve në Europë. Qindra mijëra mbërrijnë në këtë ishull çdo ditë dhe disa të lehtësuarr gjejnë kohë për të shkrepur selfie ndërsa disa të tjera të shqetësuar qasen në aplikacionin Google Maps për të planifikuar rrugëtimin e ardhshëm drejt Europës veriore.

“Ata filluan të më kërkonin telefonin për të kryer telefonata apo për tu qasur në internet,” u shpreh Angelopoulos. Por në të shumtën e rasteve ata kërkonin elektricitet.

Dy stacionet e para të Projektit Elpis, që në Greqisht do të thotë “shpresë”, u ndërtuan në bashkëpunimin me kompaninë Greke të teknologjisë së paneleve diellorë Entec.

“Fillimisht ishte shumë e vështirë. Në Greqi mbizotëron burokracia,” u shpreh Angelopoulos. Njësitë e para u instaluan në kampin e Lesbos dhe refugjatët u shokuan nga kjo. Ndërsa drejtonin gishtat nga qielli ata thonin: “Kjo është një dhuratë nga Zoti.” (PCWorld Albanian)

Stacionet e ngarkimit të telefonëve me energji diellore ofrojnë elektricitet falas për refugjatët në Greqi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)