SSD do të përdoren në masë pas 3- 5 vjetësh

Publikuar më: 12-07-2012
SSD do të përdoren në masë pas 3- 5 vjetësh

Nëqoftëse doni të provoni diçka mbresëlënëse, atëhere provoni të hiqni një HDD që keni në një kompjuter relativisht të mirë, dhe zëvendësojeni atë me një SDD.

Ndryshimi do të jetë si nata me ditën në varësi se sa i ngadaltë është HDD juaj. Është një azhurnim i kushtueshëm të themi të drejtën që në fund përfundon me një ulje të kapacitetit të memorjes, por pse vallë HDD janë ende të famshëm në kapacitetet normale të memorjes?

Dhe për sa kohë do të vazhdojë kjo?

Digitime Research thotë se përdrimi në masë i SSD dhe zëvendësimi total i HDD do të ndodhë nga 3 deri në 5 vjet. Të gjithë ata që do ta kenë bërë këtë azhurnim, nuk do e kenë kryer detyrimisht nëpërmjet DIY, por edhe nëpërmjet sistemeve të reja të blera.

Rritja e përgjithshme në fushën e hapësirës së ruatjes së të dhënave në HDD është duke u ulur, në të nëjtën kohë që kërkesat për SSD po vazhdojnë të rriten, kjo për shkak të rritjes së numrit të përdoruesve të smartfonëve, tabletëve, apo edhe notebookëve shumë të hollë.

Digitimes gjithashtu thotë se çmimi mesatar i SSD është përgjysmuar në 2012, ndërsa çmimet e HDD janë rritur pas përmbytjeve në Tajlandë që ndodhën në tetor të 2011. Gjithsesi ka ende një ndryshim të madh në çmimet e dy pajisjeve.

Mesatarja e SSD është 0.8$/GB ndërsa në HDD është 0.09$/GB. Pritet që pas 5 vjetësh këto shifra dhe dallime midis tyre të kenë ndryshuar rrënjësisht. (PCWorld Albanian)

SSD do të përdoren në masë pas 3- 5 vjetësh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)