Spotify në diskutime për blerjen e SoundCloud

Publikuar më: 29-09-2016

3073Spotify është në diskutime të afërta për blerjen e SoundCloud raportoi Financial Times. Arsyeja e vërtetë ngelet enigmë por një mundësi është të qëndruarit një hap përpara Apple Music i cili po rritet bujshëm kohët e fundit.

Gjatë këtij muaji Spotify tha se kishte 40 milion abonentë me pagesë dhe në total 100 milion përdorues aktivë duke lënë pas Apple Music me 17 milion. Ky i fundit ka vetëm 1 vit i cili është në skenë, shumë më pak sesa Spotify.

Themeluesit e SoundCloud prej kohësh kanë elaboruar një mundësi shitjeje me vlerë 1 miliard dollar kishte raportuar Bloomberg gjatë Verës. Industria e muzikës jo vetëm që po shënon rritje por po tërheq vëmendjen e lojtarëve të fuqishëm si Apple vitin e kaluar e tashmë Amazon.

Distributori online Amazon po përgatitet të lançojë një shërbim muzike shkruante Reuters në Qershor. (PCWorld Albanian)

Spotify në diskutime për blerjen e SoundCloud
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)