Spotify ka shkelur rregulloren e App Store, thotë Apple

Publikuar më: 04-07-2016

spotify-640x482Spotify akuzoi publikisht Apple se kishte refuzuar një përditësim të aplikacionit në iOS dhe përgjigjat e prodhuesit të iPhone nuk vonoi. Juristët e kompanisë pas shërbimit të muzikës thanë se bllokimi i përditësimi në Spotify nxit probleme dhe shkakton pakënaqësi lidhur me ligjet e konkurrencës në SHBA dhe Bashimin Europian si dhe dëmton rëndë konkurrencën e Spotify në iOS si rival i drejtpërdrejt i Apple Music.

Spotify shprehej se arsyeja e mundshme e bllokimit të aplikacionit është modeli i biznesit. Ndërkaq ditën e djeshme avokati i përgjithshëm i Apple, Bruce Sewell u përgjigj duke thënë se përditësimi në Spotify në iOS shkelte rregulloren e App Store dhe se Apple me kënaqësi do e aprovonte nëse përditësimi do të rregullohej.

Apple shprehej se ishte zhgënjyer me sulimin publik që i ishte bërë dhe se rregullorja e App Store nuk dëmton konkurrencën. Specifikisht, Spotify ka shkelur nenin 3.1.1 të regullores i cili thotë se aplikacionet nuk duhet të ofrojnë lidhje të jashtme për tu abonuar në një shërbim të caktuar por duhet të realizohet përmes sistemit të pagesave brenda aplikacioneve të Apple.

Kompania vijon të argumentojë se Spotify me përditësimin e fundit ka zëvendësuar opsionin e blerjeve brenda aplikacionit me një të ri ndërtuar qëllimisht për të shmanguar rregullat e Apple me dyqanin e aplikacioneve App Store. Apple e kishte paralajmëruar Spotify lidhur me këtë dhe ky i fundit e kishte dërguar një version të dytë por që kishte qenë i njëjti.

Versioni Android i Spotify jeton me këtë praktikë dhe konsumatorët e shërbimit mund të abonohen direkt në uebfaqen e kompanisë pa asnjë pengëse nga sistemi i pagesave brenda aplikacioneve të Google.

Apple thotë se Spotify me daljen publike të çështjes kërkon një trajtim ndryshe nga zhvilluesit e tjerë për bërë përjashtime dhe në këtë mënyrë të dëmtojë konkurrencën. Spotify nuk dëshiron që konsumatorët e saj të paguajnë shërbimet me pagesë përmes aplikacionit iOS sepse Apple tarifon 30 % të vlerës. (PCWorld Albanian)

Spotify ka shkelur rregulloren e App Store, thotë Apple
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)