Spotify deklaron 40 milion abonentë me pagesë

Publikuar më: 15-09-2016

Headphones are seen in front of a logo of online music streaming service Spotify in this  February 18, 2014 illustration picture. REUTERS/Christian Hartmann

Baza e përdoruesve të Spotify është rritur bujshëm gjashtë mujorin e fundit. Ditën e Mërkure, CEO Daniel EK shkruante në Twitter: “40 është 30-ta e re,” duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një referencë milionëshe të cilët paguajnë për të dëgjiar muzikës.

Gjatë muajit Mars raportoi 30 milion abonentë çka do të thotë se 10 milion abonetët e rinj kanë ardhur për gjashtë muaj.

Javën e kaluar konkurrenti kryesor, Apple Music, njoftoi se kishte arritur 17 milion abonetët me pagesë. Gjatë muajit Shkurt Apple Music kishte evtëm 11 milion. Pavarësisht se Apple Music të jepte përshtypjen e një rritjeje më të shpejtë, tani qartësisht fituesi është Spotify.

Spotify ofron edhe një shërbim falas të cilin e përdorin mbi 100 milion përdorues. Në rastin e Apple Music përdoruesit fitojnë 3 muaj falas dhe më pas duhet të paguash 10 dollar që të vijosh të dëgjosh. (PCWorld Albanian)

Spotify deklaron 40 milion abonentë me pagesë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)