Spotify deklaroi 100 milion përdorues aktivë

Publikuar më: 21-06-2016

Headphones are seen in front of a logo of online music streaming service Spotify in this  February 18, 2014 illustration picture. REUTERS/Christian Hartmann

Reuters – Shërbimi suedez i muzikës online, Spotify, njoftoi ditën e Hëne se baza e përdoruesve është rritur në 100 milion, një arritje të cilën kompania ia dedikon zgjerimit të aktivitetit të saj edhe në vende të tjera të botës.

Në të vërtetë Spotify ka bazën më të lartë të përdoruesve me pagesë në industrinë e muzikës online ku 30 milion prej tyre paguajnë për të dëgjuar muzikë. Por këtij sektori nuk i mungon konkurrenca madje edhe e ashpër nga Apple Music me 13 milion përdorues me pagesë dhe shërbimet Music e Youtube të Google.

Disa burime kanë konfirmuar për Reuters se Amazon po përgatitet gjithashtu të hyjë në këtë sektor. Spotify është themeluar në 2006-tën dhe 80 % e të ardhurave të gjeneruara shkojnë për titujt dhe artistët. Vitin e kaluar Spotify delaroi një humbje prej 184.5 milion Eurosh e cila mendohet të ketë ardhur nga ekspansioni i kompanisë në tregje të reja. (PCWorld Albanian)

Spotify deklaroi 100 milion përdorues aktivë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)