Sony Xperia Z6 shfaqet në foto live me ndryshime drastike në dizajn

Publikuar më: 19-07-2016

gsmarena_001Pavarësisht paqartësisë që rrethon biznesin e telefonëve inteligjent të prodhuesit japonez Sony, 2016-ta mban me shpresë besnikët e kompanisë për një telefon të ri të rangut të lartë. Spekulimet e para që filluan nga muaji Maj nuk parashikonin asgjë të re përveç një rifreskimi të komponentëve të brendshëm ndërsa ditën e djeshme portali i shquar GSMArena publikoi fotot e para ekskluzive të Xperia F8331 i cili pritet të jetë ai telefoni i rangut të lartë për Sony këtë vit.

Dizajni i paraqitur në foto distancohet dukshëm nga tradita e linjës Xperia Z duke na bërë të mendojmë se kemi me një linjë të re që mund ta zëvendësojë këtë të fundit.

Telefoni është më i madh, ndërfaqja e kamerës ka ndryshuar madje një panel drejtkëndor gjendet në fund të telefonit.

Pjesa frontale është më e njohur për syrin tonë me bokset stereo dhe NFC-në. Në fund gjendet një portë USB-C që do të ishte hera e parë që Sony implementon këtë teknologji. Në krye gjendet një portë kufjesh 3.5 mm. GSMArena bëri të ditur se nuk kishte informacion për datën e debutimit megjithatë sugjeroi që ti drejtonim sytë nga muaji Shtator. (PCWorld Albanian)

gsmarena_002  gsmarena_004  gsmarena_005

Sony Xperia Z6 shfaqet në foto live me ndryshime drastike në dizajn
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)