Sony Xperia Z5 Premium: Smartfoni i parë në botë me ekran 4K, por a kemi nevojë për të?

Publikuar më: 20-09-2015

Sony-Xperia-Z5-PremiumSony Xperia Z5 Premium kërkon medaljen si smartfoni i parë me ekran 4K në botë. Ky telefon ka një ekran 5.5 inç 4K UHD me rezolucion 3840 x 2160 piksel dhe dendësi pikselash prej 806 për çdo inç.

Me këtë smartfon Sony shpreson të kapë këtë treg thjesht duke qenë i pari që ndërmerr një hap të tillë. Por sa i rëndësishëm është fakti se je i pari nëse asnjë prej konkurrentëve nuk bëhet pjesë e shfaqjes?

Çfarëdo model telefoni që të preferoni edhe nëse shikoni përmbajtje në rezolucion të lartë dhe sado afër syve të mbani smartfonin nuk do të arrini të bëni dallime në eksperiencë mes një ekrani 4K, 2K apo 1080p. Në fakt kjo diferencë vihet re në ekranet e mëdha.

Për televizorët, 4K-ja është e pranueshme, natyrisht nëse keni mundësi të shikoni përmbajtje me po këtë cilësi. Tek televizorët çdo detaj dhe piksel ka rëndësi. Madje Z5 Premium bën të mundur transmetimin e përmbajtjeve 4K edhe në televizorët 4K përmes DLNA dhe MHL 3.0, dhe me këtë kuptojmë se edhe Sony është i ndërgjegjshëm se është salloni ai që ka nevojë për këto ekrane jo smartfoni.

Edhe kompjuterat desktop së bashku me laptopët do përfitonin shumë nga kjo teknologji. Por gjërat siduket po dalin jashtë kontrolli sepse më shumë piksela ka një telefon sesa një televizor ditëve të sotme.

Një pjesë e madhe e njerëzve do e kishin të pamundur të bënin dallimin mes një ekrani 4K dhe 1080p, edhe nëse do e bënin, ekranet 4K në këndvështrimin tonë ngelen diçka jo e domosdoshme për një smartfon. Për të mos thënë se një pjesë e madhe e përmbajtjeve që ndjekim në TV dhe në smartfon nuk janë 4K.

Tek smartfoni Z5 Premium janë vetëm fotot dhe videot ato që shfaqet në rezolucion 4K e çdo gjë tjetër është e kufizuar vetëm në 1080p. Edhe sikur Sony të shfaqte një angazhim të plotë ndaj kësaj teknologjie, nuk duhet të presim të njëjtën gjë nga konsumatorët.

Të paktën Sony duhet të jetë krenar për një gjë: Ishin të parët. Është një taktikë e bukur marketingu dhe për ne përpjekja e Sony për të ofruar smartfonin e parë me ekran 4K është mania për të qenë të parët.

Sony e dëshiroi një medalje dhe e fitoi. E fitoi një garë edhe pse ishte i vetmi garues në lojë. (PCWorld Albanian)

Sony Xperia Z5 Premium: Smartfoni i parë në botë me ekran 4K, por a kemi nevojë për të?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)