Sony Xperia Z5 Premium: Smartfoni i parë me ekran 4K

Publikuar më: 03-09-2015

z5family_1200Sony po shpreson që kombinimi i një ekrani me rezolucion 4K dhe i kamerës 23 megapiksel, të jetë ai i duhuri për ti rikthyer suksesin kompanisë. Gjatë eventit IFA, Sony ka prezantuar smartfonët e rinj të linjës Xperia; Xperia Z5, Xperia Z5 Compact dhe më i rëndësishmi Xperia Z5 Premium. Sigurisht që Sony duhet të sillte një risi në smartfonin e saj që ti bëjë ballë smartfonave të sapo lançuar të Samsung dhe modeleve të reja iPhone që do të mbërrijnë së shpejti.

Ekranet 4K kanë kohë që përfliten nëpër mediat online, por vetëm Sony e bëri realitet një të tillë përmes Xperia Z5 Premium. Ky smartfon ka një ekran 5.5inç me rezolucion 2160×3840 piksel. Këto shifra bëjnë dukshëm diferencën nga ekranet me rezolucion 1440×2560 piksel. Se si do të ndikojë ky rezolucion i lartë në konsumimin e energjisë kjo mbetet për tu parë. Z5 Premium furnizohet nga një bateri 3430mAh, më e madhe krahasuar me konkurentët në treg. Kjo bateri nuk mund të hiqet dhe ofron mbështetje për karikimin të shpejtë, ndërsa karikimi me ëireless mungon.

Për t’ju përshtatur kualitetit të lartë të ekranit, Sony e ka shoqëruar atë me një kamera 23 megapiksel. Sipas Sony kjo kamera premton autofokusim të shpejtë dhe cilësi të përmirësuar imazhi dhe në kushte të ulta ndriçimi. Diçka tjetër që e diferencon Xperia Z5 Premium nga konkurentët është dhe pesha e cila mund të cilësohet si një disavantazh. Ky smartfon peshon 180 gram, pak më shumë se smartfonët e tjerë me të njëjtat përmasa ekrani. Përsa i përket dizajnit, ky smartfon është i ngjashëm me smartfonet e mëparshëm të Sony, trup prej xhami dhe një kornizë metalike.

Përsa i përket specifikave të tjera, Z5 Premium ka një proçesor Snapdragon 810 dhe një kamera frontale 5 megapiksel. Ai ofron 3GB RAM dhe 32GB hapsirë memorie. Ashtu si linja e smartfonëve Xperia dhe ky smartfon është rezistent ndaj ujit. Një detaj tjetër i rëndësishëm është dhe sensori për njohjen e shenjave të gishtërinjve në butonin e fikjes/ndezjes. Kompania ende nuk ka dhënë një shifër për çmimin por Xperia Z5 Premium nuk pritet të jetë i lirë. (PC World Albanian)

Sony Xperia Z5 Premium: Smartfoni i parë me ekran 4K
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)