Sony Xperia Z3 bëhet telefoni i parë përtej markës Nexus që shërben për testimin e versioneve eksperimentale Android

Publikuar më: 25-04-2016

homescreen-medium_amended1Ditën e sotme Google dhe Sony njoftuan se versioni paraprak eksperimental i Android N do të vijë tek një telefon i kompanisë koreane: Xperia Z3. Përdoruesit e një modeli Z3 mund të instalojnë aplikacionin “Xperia Companion” në një kompjuter Windows oe Mac dhe të shkarkojnë versionin eksperimental të Android N.

Historikisht këto ndërtime eksperimentale të Android kanë qenë të lidhura ngushtë me telefonët Nexus, prandaj të kemi një version të finalizuar të Android N për Xperia Z3 është suprizë më vehte.

Xperia Z3 është telefoni më i mirë i kompanisë në 2014-tën, një tjetër fakt për tu habitur sepse telefoni më i mirë i Sony për 2015-tën, Xperia Z5, nuk është pjesë e programit.

Versionet eksperimentale të Android N do të sjellin ndryshme e para të eksperiencës së Marshmallow që nga ndarja e ekraneve për dy aplikacione njëherazi, tek ridizenjimi i panelit të njoftimeve, mbështetja për Vulkan dhe disa funksione të reja të Java 8. Tani zhvilluesit do të kenë mundësi të testojnë Android N jo vetëm nga një telefon Nexus por edhe Sony. (PCWorld Albanian)

Sony Xperia Z3 bëhet telefoni i parë përtej markës Nexus që shërben për testimin e versioneve eksperimentale Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)