Sony Xperia XA Ultra ka një kamër frontale 16 megapiksel dhe ekran 6 inç

Publikuar më: 18-05-2016

sm20_gold_group-640x640Pavarësisht spekulimeve se së shpejti mund të vrasë biznesin e telefonëve, prodhuesi korean Sony prezantoi një telefon të ri i cili do ti bashkohet linjës Xperia. Quhet Xperia XA Ultra dhe reklamohet si telefoni perfekt i selfieve falë kamerës frontale me sensor 16 megapiksel dhe stabilizimit optik.

Por kamera frontale nuk lë në hije kamerën e pasme e cila është po aq e shkëlqyer falë sensorit 21.5 megapiksel. Përtej kamerave të fuqishme, Xperia XA Ultra bart një ekran 6 inç dhe supozohet që bateria me kapacitet 2,700 mAh mund të zgjasë deri në 2 ditë me një ngarkim të vetëm.

Xperia XA Ultra fuqizohet nga një proçesor MediaTek MT6755 shoqëruar nga 3GB RAM dhe 16GB memorje të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 200GB falë kartave të memorjes microSD.

Megjithatë Sony nuk është prodhuesi i parë i cili ndërton telefonë për adhuruesit e selfieve. HTC bëri të njëjtën gjë në të kaluarën me Desire Eye i cili kishte një kamër frontale 13 megapiksel. Ekrani i madh prej 6 inç-ësh është një tjetër arsye për blerësit potencial.

Me debutimin e Xperia XA janë shtuar spekulimet se Sony po braktis linjën C, M dhe Z të Xperia. Sony nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me koston e telefonit i cili del në shitje në Korrik. (PCWorld Albanian)

Sony Xperia XA Ultra ka një kamër frontale 16 megapiksel dhe ekran 6 inç
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)