Sony sjell versionet eksperimentale Android M në disa smartfonë dhe tabletë Xperia

Publikuar më: 22-06-2015

Sony-Xperia-Z1-6-xl

Google ka lançuar versionin paraprak për zhvilluesit të Android M në fund të muajit Maj gjatë konferencës së zhvilluesve I/O, pork y version ishte I disponueshëm vetëm për disa paisje Nexus. Nga ana tjetër Sony I bashkohet kësaj nisme duke lejuar Android M I cili aktualisht është në fazat eksperimentale për disa smartfonë dhe tabletë Xperia.

Skedarët e disponueshëm për të lejuar instalimin e Android M mund ti gjeni në uebfaqen e zhvilluesve të Sony me një guide të thjeshtë si të kaloni këto skedarë në smartfonët Xperia. Mëposhtë kemi paraqitur listen e smartfonëve dhe tabletëve të mbështetur:

  1. Xperia Z3
  2. Xperia Z3 Compact
  3. Xperia Z3 Tablet
  4. Xperia Z2
  5. Xperia Z2 Tablet
  6. Xperia Z1
  7. Xperia Z1 Compact
  8. Xperia Z Ultra
  9. Xperia E3
  10. Xperia M2
  11. Xperia T2 Ultra
  12. Xperia T3

Për më shumë informacion ndiqni këtë lidhje që ju ridrejton për tek uerbfaqja e zhvilluesve të Sony. (PCWorld Albanian)

Sony sjell versionet eksperimentale Android M në disa smartfonë dhe tabletë Xperia
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)