Sony sjell Android 5.1.1 në smartfonët Xperia Z1, Xperia Z1 Compact, dhe Xperia Z Ultra

Publikuar më: 15-09-2015

xperia-Z1-hero-white-1240x840-f9b9916d16a90faba4e6e2fc3de5e289Sony po ofron Android 5.1.1 Lollipop për tre smartfonë të tij: Xperia Z1, Xperia Z1 Compact, dhe  Xperia Z Ultra. Ky përditësim ndjek atë të lançuar para një jave për smartfonët  Xperia Z, Xperia ZL, Xperia ZR, dhe Xperia Tablet Z.

Megjithëse këto smartfonë tashmë mund të konsiderohen të vjetër, Sony përsëri i mbështet ato. Aktualisht Android 5.1.1 ky software është i disponueshëm vetëm në disa zona, por pritet të zgjerohet akoma më tepër në ditët dhe javët në vijim.

gsmarena_002

Përditësimi shton disa opsione për Wi-Fi dhe Bluetooth. Në menun e njoftimeve, do të ketë ikona të reja të cilësimeve(Settings). Integron LinkedIn me kalendarin dhe listën tuaj të kontakteve  si dhe përmirëson fokusin e kameras. Natyrisht që Lollipop 5.1.1 adreson edhe performancën. (PCWorld Albania)

Sony sjell Android 5.1.1 në smartfonët Xperia Z1, Xperia Z1 Compact, dhe Xperia Z Ultra
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)