Sony prezantoi X3000R, një kamera aksioni 4K me stabilizim optik

Publikuar më: 12-09-2016

fdr-x3000_boss-largeSony prezantoi javën e kaluar një version të ri të kamerës 4K të aksionit, konkurrenti kryesor i produkteve të GoPro.

Modeli i ri, i quajtur X3000R, kushton $400 dhe ka një numër funksionalitetesh të reja si stabilizimi optik, gjurmimin e fytyrës, dhe një sistem të ri menush.

Sony gjithashtu prezantoi modelin 300 dollarësh AS300R, i cili ka pothuajse të njëjtat funksionalitet përveç se është 1080p. Të  dyja kamerat do të dalin në shitje këtë muaj.

Kamerat e Sony kanë pasur stabilizim dixhital prej vitesh, dhe me stabilizimin optik, ose mekanik të imazhit, në këtë model kompania ka një avantazh të qartë.

Stabilizimi dixhital bazohet në softuer dhe qartëson regjistrimin duke prerë imazhin për të rregulluar vibracionet, ku rezultati nuk është edhe aq i mirë.

Stabilizimi mekanik lëviz lenten dhe sensorin e imazhit fizikisht duke prodhuar rezultate të mira pa humbur pjesë të imazhit. Me pothuajse çdo kamerë të aftë për 4K, stabilizimi i imazhit duhet të jetë funksionaliteti tjetër vendimtar për kamerat e aksionit. (PCWorld Albanian)

Sony prezantoi X3000R, një kamera aksioni 4K me stabilizim optik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)