Sony paralajmëron: Mos i përdorni vazhdimisht smartfonët Xperia nën ujë

Publikuar më: 12-09-2015

26_xperia_z3-100614049-largeDuket se Sony Mobile po kërkon të na ndryshojë konceptin e rezistencës ndaj ujit tek smartfonët e saj. Kur i referohemi një smartfoni rezistent ndaj ujit, perceptojmë një pajisje e cila mund të përdoret dhe nën ujë pa hasur probleme. Por Sony ka publikuar një shkrim, i cili na i ka turbulluar mendimet.

Tani detajet e harduerit të smartfonëve të linjës Xperia shoqërohen nga një shënim kur shkruhet ‘Mos e përdorni smartfonin nën ujë’. Kjo thënie me të vërtetë nuk është aspak e mençur, duke qënë se Sony i ka promovuar smartfonët Xperia si tepër rezistent ndaj ujit.

Smartfonët Xperia përmbajnë çerfitikimin IP65/68, kjo do të thotë që ata janë tërësisht rezistent ndaj pluhurit dhe mund ti rezistojnë ujit deri në 3 minuta dhe 1 metër thellësi. Problemi u shfaq në momentin që Sony testoi smartfonët, rezultoi se standarti nuk ishte përcaktuar korrektësisht. Sipas kompanisë smartfonët mund ti rezistojnë një stuhie shiu të madhe, përdorimi në dush, një foto nën ujë por jo përdorimit të vazhdueshëm nën të.

Zakonisht Sony i lajmëron përdoruesit e produkteve të saj përsa i përket kufizimeve. Xperia M4 Aqua shoqërohet nga shënimi ‘Mos e vendosni smartfonin plotësisht në ujë apo ta ekspozoni atë në ujë të kripur, me klor apo lëndë të tjera të lëngshme’. Nëse zotëroni një smartfon Xperia, ju sugjerojmë ti vini veshin këshillave të Sony. Përdorimi i vazhdueshëm nën ujë mund ta dëmtojë telefonin tuaj dhe garancia e Sony nuk e përfshin këtë gjë. (PC World Albanian)

Sony paralajmëron: Mos i përdorni vazhdimisht smartfonët Xperia nën ujë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)