Sony kërkon ide kreative për dizajnin e kontrolluesit të PlayStation 3

Publikuar më: 06-08-2012
Sony kërkon ide kreative për dizajnin e kontrolluesit të PlayStation 3

Kontrolluesit e PlayStation 3 janë në mesin e më të mirëve në treg, por janë edhe shumë të tjerë që ofrojnë skema me ngjyra të posaqme dhe bonuese tjera.

Pavarësisht nga ajo se sa i mirë është një kontrollues dualshock, ai ka mbetur një model i pandryshueshëm dhe i mërzitshëm me ngjyrë të zezë.

Aktualisht, Sony jua ofron mundëson që të dizajnoni dhe paraqitni idetë tuaja në blogun PlayStation.Blog.Share. Ky shërbim nga Sony u mundëson gejmerëve për të shpërndarë ide – lojtarët mund të paraqesin idetë e tyre për dizajnet e reja DualShock 3, të cilat më pas mund të votohen nga komuniteti.

Dita e fundit për të paraqitur një ide është 15 gushti dhe e tëra çfarë duhet posedoni është një llogari në rrjetin PlayStation Network për t’u qasur në Blog.Share, që do t’jua mundësoj fillimin me votim/paraqitje. Është supozuar që idetë më të popullarizuara do të përdoren kur të dizajnohet kontrolluesi.

Sidoqoftë, ju nuk do të jeni duke dizajnuar një kontrollues plotësisht të ri dhe shpërnguljen e butonëve. Forma origjinale e kontrolluesit ka nevojë të mirëmbahet. Vetëm jepjani një shtresë të mirë të dizajnit ose dy në pjesën e sipërme.

Rezultatet duhet të jenë mjaft interesante. Tani është mundësia juaj për të stolisur kontrolluesin e zi dhe të shtoni gjëra në të. (PCWorld Albanian)

Sony kërkon ide kreative për dizajnin e kontrolluesit të PlayStation 3
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)