Sony ka ndërtuar një dron që ngjason me një aeroplan në miniaturë

Publikuar më: 25-08-2015

VTOL-Flight-20150715.mp4_20150825_100955.791-624x416Muajin që kaloi, kompania Sony raportoi për mediat se ishte duke bashkëpunuar me ZMP Inc, një kompani robotike me bazë në Tokio me emër Aerosense, për ndërtimin e një lloj droni të ri komercial.

Këta dronë do të kenë si qëllim monitorimin dhe inspektimin e zonave të vështira për tu arritur. Ditën e djeshme u prezantuan frutet e para të këtij bashkpunimi. Dy prototipet e reja njihen ndryshe me emërtimin AS-DTO1-E dhe AS-MCO1-P.

Modeli DTO1-E ka një ndërtim tepër interesant. Ky dron duket si një aeroplan në miniaturë dhe është i aftë të ngrihet dhe ulët nga toka vertikalisht. Sipas Aerosense ai është në gjëndje të të mbajë objekte me peshë deri në 10kg dhe të qëndrojë në ajër për më shumë se dy orë me një shpejtësi deri në 106milje/orë.

Nga ana tjetër modeli MCO1-P është një quadkopter i cili është më i vogël në përmasa dhe më i lehtë se modeli për të cilin folëm më lart. Ky dron është i pajisur me kamera, GPS dhe sistem navigimi. Aerosense nuk qartëson faktin nëse dhe DTO1-E i ka të tilla funksionalitete apo jo.

Kohët e fundit është vënë re një interes goxha i madh nga kompanitë teknologjike për dronët. Amazon, Facebook apo Google janë duke testuar pajisje të tilla çdo ditë, por Sony duket se ka qëllime më të veçanta. Këtë e ka treguar me implementimin e kamerës, mjeteve të telekomunikacionit apo teknologji robotike për të kapur imazhe ajrore të cilat mund të ruhen direkt në cloud. Sony pretendon se klientët potencial të saj do të jenë klientët e ndërmarrjeve. Aerosense ka deklaruar se këto pajisje do të jenë të disponueshme për tu blerë vitin që vjen. (PC World Albanian)

Muajin që kaloi, kompania Sony raportoi për mediat se ishte duke bashkpunuar me ZMP Inc, një kompani robotike me bazë në Tokio me emër Aerosense, për ndërtimin e një lloj droni të ri komercial. Këta dronë do të kenë si qëllim monitorimin dhe inspektimin e zonave të vështira për tu arritur. Ditën e djeshme u prezantuan frutet e para të këtij bashkpunimi. Dy prototipet e reja njihen ndryshe me emërtimin AS-DTO1-E dhe AS-MCO1-P.

Modeli DTO1-E ka një ndërtim tepër interesant. Ky dron duket si një aeroplan në miniaturë dhe është i aftë të ngrihet dhe ulët nga toka vertikalisht. Sipas Aerosense ai është në gjëndje të të mbajë objekte me peshë deri në 10kg dhe të qëndrojë në ajër për më shumë se dy orë me një shpejtësi deri në 106milje/orë.

Nga ana tjetër modeli MCO1-P është një quadkopter i cili është më i vogël në përmasa dhe më i lehtë se modeli për të cilin folëm më lart. Ky dron është i pajisur me kamera, GPS dhe sistem navigimi. Aerosense nuk qartëson faktin nëse dhe DTO1-E i ka të tilla funksionalitete apo jo.

Kohët e fundit është vënë re një interes goxha i madh nga kompanitë teknologjike për dronët. Amazon, Facebook apo Google janë duke testuar pajisje të tilla çdo ditë, por Sony duket se ka qëllime më të veçanta. Këtë e ka treguar me implementimin e kamerës, mjeteve të telekomunikacionit apo teknologji robotike për të kapur imazhe ajrore të cilat mund të ruhen direkt në cloud. Sony pretendon se klientët potencial të saj do të jenë klientët e ndërmarrjeve. Aerosense ka deklaruar se këto pajisje do të jenë të disponueshme për tu blerë vitin që vjen. (PC World Albanian)

Sony ka ndërtuar një dron që ngjason me një aeroplan në miniaturë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)