SolidRun Q4, një mini kompjuter i fuqishëm 139 dollarësh me Windows 10

Publikuar më: 22-09-2016

solidpc-q4-back-100683761-largeJanë të shumtë mini kompjuterat e stilit Raspberry Pi dhe shumica prej tyre nuk janë të aftë të mbajnë Windows 10-tën. Zhdërvjelltësia është pika e fortë e SolidRun Q4.

SolidRun Q4 jo vetëm që mund të mbajë versione të ndryshme të Windows 10-tës apo të sillet si një kompjuter por mund të shfrytëzohet edhe për të krijuar paisje të ndryshme.

Mini kompjuteri ka procesor, memorje, RAM dhe porta mjaftueshëm të shpejta për Windows 10-tën. Kushton vetëm 139 dollar por lajmi i keq është se duhet ta blini Windows 10-tën veçmas dhe çmimi fillon nga 119 dollar.

Që Windows 10-ta të funksionojë duhen minimalisht 2GB RAM por SolidRun Q4 ka 8GB RAM dhe 128GB memorje.

Përtej prëdorimit si një kompjuter, SolidRun Q4 mund të shfrytëzohet për të krijuar paisje dhe makineri të internetit të gjërave për përdorim industrial. Kompjuteri fuqizohet nga një çip Intel Pentium N3710 dhe është i bazuar në arkitekturën Braswell. Ka dy bërthama me frekuencë 2.56 Ghz dhe grafike të integruara HD.

SolidRun Q4 përmban një portë HDMI 1.4b, një portë ekrani, porta USB 3.0 dhe konektor m.2 për të bashkëngjitur module SSD dhe W-Fi. (PCWorld Albanian)

SolidRun Q4, një mini kompjuter i fuqishëm 139 dollarësh me Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)