Detajet e para nga Internet Explorer 9

image

Pothuajse para një viti Microsoft pati shpalosur Internet Explorer 8, dhe qysh prej asaj kohe kjo kompani nuk është ndalur se arnuari shfletuesin më të popullarizuar në botë.

E tani siç duket Microsoft është gati që të shpalos atë në të cilën inxhinierët kanë punuar mjaft shumë gjatë vitit të kaluar. Të martën, Microsoft u lejoi zhvilluesve që të shikojnë shumë shkurt në laboratorët e saj R&D, me paraqitjen e shikimit paraprak të platformës Internet Explorer 9.

Ndryshe nga një beta test, shikimi paraprak i platformës nuk përfshin të gjitha elementet e një versioni final të një shfletuesi, vetëm përpunime të motorit, që është komponent kritike që kthen një resht dhe kod HTML në faqe familjare dhe të përpunuara mirë para syve tuaj.

Në këtë moment, duket se nga shikimet e para GPU-ja e një kompjuteri do të merret me punën, gjë që dallon nga shfletuesit e zakonshëm, që ende përdorin CPU-në. Në teori, kjo qasje do të duhej të largojë ngarkesën nga CPU-ja dhe do të mundësonte shfletues edhe më të shpejtë.

Microsoft gjithashtu ja bërë të ditur se ka bërë disa ndryshime drejt përshtatjes më të mirë me standardet e webit, që ka qenë mjaft problematike në të kaluarën, dhe gjithashtu ka përqafuar HTML5, të cilën ekipi e sheh si të ardhmen e zhvillimit të webit.

Gjithashtu duket se do të jetë edhe një motor shumë të shpejtë JavaScript, të etiketuar Chakra, të cilin testet e veta të Microsoft e kanë vendosur para Firefox 3.6 dhe pas Chrome 5, Safari 4.0.5 dhe Opera 10.5

Microsoft e ofron shikimin paraprak në platformën Internet Explorer 9 përmes faqes së saj “Test Drive”, që gjithashtu përmban një demo të veçorive të reja përbrenda shfletuesit.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Andi me 2010-03-21 00:31:08
avatar
Microsofti duhet ta kishte braktisur IE kohe me pare. IE 9 do kishte qene me i suksesshem ne se do te ishte emeruar si nje produkt krejt i ri. Kjo do i bente njerezit te harronin deshtimet e ketij browser-i dhe ne se do te ishte i mire, do mund ta pranonin me lehte. Shume persona (miq te mij) jane skeptik ndaj IE ne pergjithesi dhe besoj se eshte pak e veshtire t'ia mbushesh mendjen se IE 9 eshte ndryshe nga paraardhesit e tij.
Thumbs Up Thumbs Down
0

Publikoni komentin tuaj comment

  • email Dërgoje me email
  • print Print verzioni
  • Plain text Vetëm tekst
Tjera nga Softuer
Lart
image
Paraqitet Opera Mini 5.1 për Windows Mobile
Opera ka shpalosur versionin e saj më të ri të shfletuesit Opea Mini për pajisjet që bazohen në platformën Windows Mobile. Opera Mini 5.1 për ...
image
Windows Phone 7 lansohet me 11 tetor?
Pocket Lint është duke raportuar se data e lansimit për Windows Phone 7 do të jetë 11 tetori i këtij viti, dhe sipas ...
image
Apple paraqet iOS 4.1
Sot Apple ka paraqitur edhe zyrtarisht përditësimin e parë madhor për sistemin e saj mobile, iOS 4.1. ...
image
Nike shpalos aplikacion të ri për iPhone
Nike sapo ka paraqitur një aplikacion të ri për vrapuesit me iPhone, i cili mund të shkarkohet menjëherë nga iTunes. ...
image
Apple lanson iOS 4.1 më 8 shtator
APPL njoftoi se do të fillojë lansimin e një versioni të saj operativ iOS 4.1. Këtë paralajmërim, kompania Apple e ka bërë në ngjarjen ...
image
Debuton video e Tom Clancy’s H.A.W.X. 2
Ubisoft ka paraqitur një video të re për lojën e stilit arkadë të fluturimit, Tom Clancy’s H.A.W.X.2. Loja do të paraqitet në dyqane me 7 ...
image
Google lanson Chrome 6.0
Google Chrome sot feston ditëlindjen dhe për të nderuar këtë rast ka paraqitur një version të ri të Chrome, përkatësisht Google Chrome 6.0 ...
image
Telegrafi.com me aplikacion për Android
Portali i popullarizuar shqiptar Telegrafi.com, prej sot mund të shfletohet edhe me anë të celularëve të cilët kanë sistem operativ mobil Android të kompanisë Google, ...
image
Twitter cicëron edhe në iPad
Shërbimi i nxehtë Twitter ka lansuar një aplikacion për Apple iPad gjatë ditës së enjte në mënyrë që të shfaq cicërimat e saja edhe në ...
image
Google po teston Google Apps me veçori të plota
Përdoruesit e Google Apps janë afruar një hap më afër personalizimit të Google gjatë kësaj jave, pasi që kompania ka dërguar ftesa tek përdorues të ...
image
AutoCAD do të paraqitet për Mac OS X
AutoDesk, krijuesit e softuerit të popullarizuar AutoCAD, kanë bërë të ditur se do të lansojnë një version të AutoCAD për Mac OS X ka fundi ...
image
Chrome 7 me përshpejtim grafik
Në një blog post gjatë javës së kaluar, Google ka konfirmuar është duke punuar me kapacitete të plota për të implementuar përshpejtim GPU në shfletuesin ...
image
Aplikacion për iPhone që zëvendëson stetoskopin
iPhone ka gjasa të zëvendësojë stetoskopin pasi që milion mjek anembanë botës janë duke u abonuar për një aplikacion pa pagesë të krijuar nga Univeristy ...
image
Mozilla Fennec edhe për Android
Mozilla ka paraqitur një alfa version zyrtar të shfletuesit të saj mobil Fennec për përdoruesit e Google Android OS. ...
image
Google shton 400 filma të plotë në YouTube
Me përgatitjen e YouTube për të lansuar një shërbim të ri për filma, Google do të shtojë 400 filma të gjatësisë së plotë në ...
PoshtË
Etiketat
Vlereso këtë artikull
0