Blur paraqitet me 28 maj

image

Activision ka bërë të ditur se titulli i saj garues e luftues me vetura do të paraqitet më vonë gjatë pranverës, për platformat Xbox 360, Playstation 3 dhe PC

Activision momentalisht i ka duart plot për shkak të telasheve me përjashtimin e bashkëthemeluesve të Infinity Ward, Vince Zampella dhe Jason Ward. Megjithatë, botuesi në fjalë padyshim që me më shumë qejf do të mbante përqendrimin kah lojërat dhe duke i qëndruar në krahë këtij obligimi, Bizarre Creations gjatë kësaj jave thanë se loja garuese e mbushur me aksion “Blur” do të paraqitet për Xbox 360, Playstation 3 dhe PC, me 25 maj në Amerikë Veriore dhe me 28 maj në Evropë.

Blur është titulli i parë garues i Bizarre Creations qysh prej se është blerë nga Activision në vitin 2007, dhe studio në rend të parë është e njohur për markat e saja Project Gotham Racing dhe Geometry Wars. Loja më vonë është paraparë për një premierë në nëntor të vitit të kaluar, por Activision e shtyu datën në vitin 2010, për të përmirësuar edhe më tej komponentën multiplayer të kësaj loje.

Për sa i përket eksperiencës multiplayer, Blur gjithashtu lejon që deri në 20 vetura të konkurrojnë mes vete, në një stil të ngjashëm me garat në Project Gotham Racing. Garuesve online do t’u ofrohet një llojllojshmëri garash dhe përveç kësaj është bërë e ditur se loja do të mundësojë që të bëhen edhe gara lokale me katër lojtarë duke ndarë ekranin në katër pjesë (Split-Screen), një element që sigurisht ka munguar mjaft shumë në lojërat e fundit me vetura. Loja veçohet me mbi 50 vetura të licencuara si dhe me një mori të lokaliteteve botërore.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment

  • email Dërgoje me email
  • print Print verzioni
  • Plain text Vetëm tekst
Tjera nga Softuer
Lart
image
Apple lanson iOS 4.1 më 8 shtator
APPL njoftoi se do të fillojë lansimin e një versioni të saj operativ iOS 4.1. Këtë paralajmërim, kompania Apple e ka bërë në ngjarjen ...
image
Debuton video e Tom Clancy’s H.A.W.X. 2
Ubisoft ka paraqitur një video të re për lojën e stilit arkadë të fluturimit, Tom Clancy’s H.A.W.X.2. Loja do të paraqitet në dyqane me 7 ...
image
Google lanson Chrome 6.0
Google Chrome sot feston ditëlindjen dhe për të nderuar këtë rast ka paraqitur një version të ri të Chrome, përkatësisht Google Chrome 6.0 ...
image
Telegrafi.com me aplikacion për Android
Portali i popullarizuar shqiptar Telegrafi.com, prej sot mund të shfletohet edhe me anë të celularëve të cilët kanë sistem operativ mobil Android të kompanisë Google, ...
image
Twitter cicëron edhe në iPad
Shërbimi i nxehtë Twitter ka lansuar një aplikacion për Apple iPad gjatë ditës së enjte në mënyrë që të shfaq cicërimat e saja edhe në ...
image
Google po teston Google Apps me veçori të plota
Përdoruesit e Google Apps janë afruar një hap më afër personalizimit të Google gjatë kësaj jave, pasi që kompania ka dërguar ftesa tek përdorues të ...
image
AutoCAD do të paraqitet për Mac OS X
AutoDesk, krijuesit e softuerit të popullarizuar AutoCAD, kanë bërë të ditur se do të lansojnë një version të AutoCAD për Mac OS X ka fundi ...
image
Chrome 7 me përshpejtim grafik
Në një blog post gjatë javës së kaluar, Google ka konfirmuar është duke punuar me kapacitete të plota për të implementuar përshpejtim GPU në shfletuesin ...
image
Aplikacion për iPhone që zëvendëson stetoskopin
iPhone ka gjasa të zëvendësojë stetoskopin pasi që milion mjek anembanë botës janë duke u abonuar për një aplikacion pa pagesë të krijuar nga Univeristy ...
image
Mozilla Fennec edhe për Android
Mozilla ka paraqitur një alfa version zyrtar të shfletuesit të saj mobil Fennec për përdoruesit e Google Android OS. ...
image
Google shton 400 filma të plotë në YouTube
Me përgatitjen e YouTube për të lansuar një shërbim të ri për filma, Google do të shtojë 400 filma të gjatësisë së plotë në ...
image
Google vendos kërkimet në kohë reale në një faqe të veçantë
Google ka ndryshuar mënyrën sesi prezanton përditësimet e kërkimeve në kohë reale, duke iu ofruar këtyre rezultateve në seksion në vete dhe një shikim “bisedash” ...
image
Google Earth futet nën ujë
Një përditësim për Android për aplikacionin e popullarizuar dhe edukativ tani iu ofron mundësi përdoruesve që të futen në aventura nënujore. ...
image
Mundësi e lehtë për shkëmbim të fotografive nga iPhone
Picplz, kompania për shkëmbimin e fotografive nga krijuesit e Imeem, u zgjerua të hënën me prezantimin e aplikacionit për iPhone. ...
image
YouTube lanson faqe të re mobile
Google ka lansuar një version të ri mobil të faqes së saj për shkëmbim të videove, YouTube përmes së cilës po premton shfletim më të ...
PoshtË
Etiketat
Vlereso këtë artikull
0