SoftBank blen gjigandin britanik të dizajnit të proçesorëve, ARM

Publikuar më: 18-07-2016

_mg_6666-100647401-largeDitën e djeshme u raportua se gjigandi japonez i telekomunikacionit SoftBank është pranë arritjes së një akordi për blerjen e kompanisë britanike të dizajnit të proçesorëve ARM. Marrëveshja e cila arriti vlerën e 32 miliard dollarëve u konfirmua ditën e sotme dhe do të krijojë mundësi të shumta biznesi në për SoftBank ndërsa interneti i gjërave dhe tregjet mobile janë kryefjala e industrisë së teknologjisë në dekadën që po jetojmë.

Ky nuk është investimi i parë madhor ndërkombëtar i SoftBank. Në 2013-tën kompania japoneze bleu operatorin e tretë më të madh në Shtetet e Bashkuara, Sprint. Por blerja e ARM e katapulton kompaninë në krye të një furnizuesi të emrave të mëdhenj në industrinë e teknologjisë falë liçensave që posedon pas të cilave fshihen kompani të shquara si Qualcomm.

Financial Times bëri të ditur më parë se marrëveshja pritej të finalizohet ditën e sotme. Akordi padyshim do të ketë impakt tek gjigandët teknologjik si Apple, Qualcomm dhe Samsung. Në të vërtetë surprizë është fakti që ARM akoma nuk ishte blerë nga një kompani e njohur. (PCWorld Albanian)

SoftBank blen gjigandin britanik të dizajnit të proçesorëve, ARM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)