Snapchat hyn në botën e harduerit, prezanton syze dielli 129 dollarëshe

Publikuar më: 24-09-2016

snapchat-shades-800x420Snapchat së shpejti do të zgjerojë aktivitetin e tij përtej softuerit. Ditën e Premte themeluesi i kompanisë, Evan Spiegel, prezantoi produktin e parë fizik të kompanisë, syze dielli 129 dollarëshe me një video kamër të integruar.

Të disponueshme në tre ngjyra, kamera 115 gradëshe e syzeve do të realizojë video 10 sekondëshe thjesht duke shtypur butonin ngjitur me nyjën e majtë të syzeve. Këto detaje nuk erdhën publikisht por përmes një raporti të konfirmuar të Wall Street Journal.

Syzet, të cilat mund ti shikonin në foton e paraqitur të Spiegel, përmbajnë dy xhunga në anësoret e secilit prej xhamave respektivë që cilët përmbajnë edhe komponentët e nevojshëm harduerik për të përmbushur qëllimin e produktit.

bn-pv313_1016sp_8h_20160914152014

Në raportin e Wall Street Journal, Spiegel përshkruan vetëm eksperiencën e tij duke mbajtur të fshehtë një mori detajesh të kamerës, memorjes së syzeve e shumë të tjera.

Edhe pse është një produkt unik së pari për kompaninë dhe pastaj për industrinë, Spiegel tenton të zbutë pritshmëritë e konsumatorëve por edhe objektivat e Snapchat. Në të njëjtën kohë ai la të kuptohet se kompania e tij do të ribrandohet falë produktit më të ri. (PCWorld Albanian)

Snapchat hyn në botën e harduerit, prezanton syze dielli 129 dollarëshe
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)