Smartfoni OnePlus 2 do të jetë i pajisur me një portë USB-je të tipit C

Publikuar më: 23-06-2015

Km53uJRbOupjL042rIvbVIyV5a8

Risia ‘një kabëll për gjithçka’ po vjen dhe në smartfonin e ardhshëm të kompanisë OnePlus. Vet kompania ka raportuar se smartfoni i saj OnePlus 2 do të jetë i pajisur me një portë USB-je të tipit C, diçka kjo që ende nuk ka mbërritur në ndonjë smartfon në Shtetet e Bashkuara. OnePlus e dha këtë lajm përmes një postimi në Twitter duke shkruar se OnePlus 2 do të jetë pajisja e parë Android e pajisur me këtë lloj standarti të ri të karikimit.

09UEdmnHLPug7Ut5jCQsmYVfnJU

USB-C është një rilindje e kabllove lidhëse micro-USB. Përvec potencialit për adoptim universal në një sërë pajisjesh të ndryshme, USB-ja e re, ashtu si dhe kabllo Lightening i Apple, do mund të vendoset nga të dyja anët. MacBook-u i ri 12 inç përfshin një USB të tipit C, gjithashtu dhe Chromebook-u Pixel i sjellë së fundmi nga Google. Madje dhe kompania Nokia e përdori një të tillë në një nga tabletat që ajo prezantoi këtë pranverë. Ndërkohë një linjë e re smartfonësh me këtë standart u lajmërua se do të vinte vitin që vjen nga prodhuesi kinez LeTV.

Deri më tani dihen pak informacione përsa i përket lancimit apo cmimit të OnePlus 2. Por duke marrë parasysh faktin se paraardhësi i tij OnePlus One ka kushtuar 299 dollar, a mendoni se prania e USB-C do të rrisë çmimin e këtij smartfoni? (PC World Albanian)

Smartfoni OnePlus 2 do të jetë i pajisur me një portë USB-je të tipit C
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)