Smartfoni Meizu MX5: Një kopje identike e iPhone 6

Publikuar më: 10-07-2015

meizumx501

Produktet me logon e Apple jo pak herë janë marrë si shembull për krijimin e një pajisje të re. Sidomos kompania kineze Xiaomi njihet për ngjashmërinë e smartfonëve të saj me ata të Apple por dhe Meizu nuk mbetet pas në këtë pjesë. Smartfoni Meizu MX5 është prova më e fundit që e vërteton këtë supozim.

Dizajni dhe ndërtimi

–  Përmasa: 140x75x7.6mm

–  Pesha: 149 gram

–  Kamera: Kryesore 20.7 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel.

Dhe karakteristikat fizike tregojnë më së miri ngjashmërinë e këtij smartfoi me një iPhone 6 duke i shtuar këtu dhe përbërjen prej alumini. Smartfoni vjen në katër variante ngjyrash; gri, ngjyrë floriri, argjend dhe të zezë. E sikur mos të mungonte, dhe cepat anësorë të harkuar janë pothuajë të njëjtë më ata të iPhone 6.  Përsa i përket kamerës së përparme ajo është e vendosur në qëndër të pjesës së sipërme të ekranit, ka një lente me 6 elementë dhe flash dual-tone. Meizu ka shtuar dhe fokusimin lazer i cili është i pranishëm në LG G4. Ndërkohë kamera frontale të lë për të dëshiruar duke qënë se ajo është 5 megapiksel.

Nëse nuk ju mjaftuan kaq detaje për të vërtetuar ngjashmërinë mes dy smartfonëve, atëherë shtojini dhe butonin në qendër të pajisur me sensorë të njohjes së shenjave të gishtave i quajtur mTouch 2.0. Ky smartfonë duhet parë me kujdës pasi në pamje të parë të jep përshtypjen e një iPhone 6.

meizumx502

Sistemi operativ dhe hardueri

–  Ekran: 5.5inç me rezolucion 1.920×1.080 piksel IPS

–  Android: 5.0, ndërfaqe Flyme 4.5

–  Proçesor: MediaTek Helio X10 64-bit, 8 bërthamësh 2.2GHz

–  3GB RAM, 16GB/32GB/64GB hapsirë memorie

Sic e shihni dhe më sipër, Meizu MX5 vjen në tre versione kapacitet memorie të ndryshme. Meizu konfirmon se ekrani 5.5 inch i këtij smartfoni ka një kontrast 10.000:1. Specifika të tjera përfshijnë një bateri 3.150mAh dhe mbështetje për Ëi-Fi, Bluetooth dhe Glonass GPS.Për më tepër smartfoni ofron mbështetje për përdorim me dy karta dhe rrjetin 4G LTE.

meizumx503

Çmimi dhe disponueshmëria

Versioni 16GB i këtij smartfoni do të shitet për 290$ ndërsa ai 64GB për 385 dollar. Por nëse po mendoni të blini një të tillë atëherë po jut hemi se ende nuk dihet se kur ky smartfon do të mbërrijë në tregun europian apo atë të Shteteve të Bashkuara. (PC World Albanian)

Produktet me logon e Apple jo pak herë janë marrë si shembull për krijimin e një pajisje të re. Sidomos kompania kineze Xiaomi njihet për ngjashmërinë e smartfonëve të saj me ata të Apple por dhe Meizu nuk mbetet pas në këtë pjesë. Smartfoni Meizu MX5 është prova më e fundit që e vërteton këtë supozim.
Dizajni dhe ndërtimi
-përmasa 140x75x7.6mm
-peshë 149 gram
-kamera kryesore 20.7 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel.
Dhe karakteristikat fizike tregojnë më së miri ngjashmërinë e këtij smartfoi me një iPhone 6 duke i shtuar këtu dhe përbërjen prej alumini. Smartfoni vjen në katër variante ngjyrash; gri, ngjyrë floriri, argjend dhe të zezë. E sikur mos të mungonte, dhe cepat anësorë të harkuar janë pothuajë të njëjtë më ata të iPhone 6.  Përsa i përket kamerës së përparme ajo është e vendosur në qëndër të pjesës së sipërme të ekranit, ka një lente me 6 elementë dhe flash dual-tone. Meizu ka shtuar dhe fokusimin lazer i cili është i pranishëm në LG G4. Ndërkohë kamera frontale të lë për të dëshiruar duke qënë se ajo është 5 megapiksel.
Nëse nuk ju mjaftuan kaq detaje për të vërtetuar ngjashmërinë mes dy smartfonëve, atëherë shtojini dhe butonin në qendër të pajisur me sensorë të njohjes së shenjave të gishtave i quajtur mTouch 2.0. Ky smartfonë duhet parë me kujdës pasi në pamje të parë të jep përshtypjen e një iPhone 6.
Sistemi operativ dhe hardueri
-ekran 5.5inch me rezolucion 1.920×1.080 piksel IPS
-Android 5.0, ndërfaqe Flyme 4.5
-procesor MediaTek Helio X10 64-bit, 8 bërthamësh 2.2GHz
-3GB RAM, 16GB/32GB/64GB hapsirë memorie
Sic e shihni dhe më sipër, Meizu MX5 vjen në tre versione kapacitet memorie të ndryshme. Meizu konfirmon se ekrani 5.5 inch i këtij smartfoni ka një kontrast 10.000:1. Specifika të tjera përfshijnë një bateri 3.150mAh dhe mbështetje për Ëi-Fi, Bluetooth dhe Glonass GPS.Për më tepër smartfoni ofron mbështetje për përdorim me dy karta dhe rrjetin 4G LTE.
Çmimi dhe disponueshmëria
Versioni 16GB i këtij smartfoni do të shitet për 290$ ndërsa ai 64GB për 385 dollar. Por nëse po mendoni të blini një të tillë atëherë po jut hemi se ende nuk dihet se kur ky smartfon do të mbërrijë në tregun europian apo atë të Shteteve të Bashkuara. (PC World Albanian)

Smartfoni Meizu MX5: Një kopje identike e iPhone 6
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)