Smartfoni LG G4 është tanimë i disponueshëm për tu blerë në dyqane në mbarë botën

Publikuar më: 18-05-2015

lg-g4Kompania LG prezantoi smartfonin e saj të shumëpërfolur LG G4 në muajin prill, por vetëm tani ky produkt është i disponueshëm për tu blerë në tregun global. Sigurisht që në fillim G4 do të fillojë të shitet në vendin e lindjes, Hong Kong dhe më pas në Turqi, Rusi dhe Singapor. Ndërkohë kompania LG ka premtuar se ky produkt do të bëhet i disponueshëm në pjesën më të madhe të Europës, Amerikës së Veriut, Azisë, Afrikës dhe Amerikës Qëndrore në muajin që vjen.

CEO i LG Mobile deklaroi se LG G4 është ndryshe nga cdo smartfon që ekziston sot në treg. Ekrani përdor teknologjinë quantum e cila ofron një kualitet më të lartë ngjyrash. G4 ka një kamera të ridizenjuar me një sensor më të fuqishëm dhe me rezolucion 16mp. Përsa i përket procesorit të përdorur ai është i tipit 64 bit Snapdragon 808. Në të janë ta parainstaluara disa nga aplikacionet e produktivitetit të Google shfletuesi Chrome. Por ajo që bie më shumë në sy është sigurisht pamja e jashtme; LG G4 është i veshur në pjesën e pasme me copë lëkure që të ofron një ndjesi të vecantë kur mbahet në dorë.

Dhe në fund, pasi mësojmë për të gjitha karakteristikat e LG G4, sigurisht që pyetja që na vjen në mendje është ‘Sa do të kushtojë?’. Sipas raporteve të hershme nga LG, ky smartfon do të kushtojë 600$ pa kontratë. Afërsisht i njëjti cmim me Galaxy S6 të Samsung ose 100$ më shumë se Galaxy Edge. Mund të themi se këta 3 smartfona cilësohen si smartfonat më të mirë Android të këtij viti. Gjithsesi tejet të suksesshëm kanë rezultuar dhe iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, dy smartfonat e Apple që u lancuan vitin që shkoi. (PCWorld Albanian)

Smartfoni LG G4 është tanimë i disponueshëm për tu blerë në dyqane në mbarë botën
1 vote, 1.00 avg. rating (52% score)