Smartfoni HTC One M9+ po vjen në tregjet europiane

Publikuar më: 16-07-2015

gsmarena_001Smartfoni One M9 i sjellë nga kompania HTC disa muaj më parë, u kritikua se nuk sillte asgjë të re krahasuar me parardhësin e tij. Me sa duket kompania i ka vënë veshin kritikave dhe i ka korigjuar gabimet e saj me modelin  e ri  HTC One M9+.

Ky smartfon ka një ekran 5.2 inç me rezolucion 2K, sensorë për njohjen e shenjave të gishtave dhe ç’është më e rëndësishmja një proçesor të përmirësuar me tetë bërthama 2.2GHz MediaTek Helio X10. Aktualisht ky smartfon është i disponueshëm vetëm në tregun kinez por dhe moment kur ai do të vijë në Europë nuk do të jetë i largët.

Datat ekzakte do të varen nga vet shteti dhe operatorët telefonikë që veprojnë në të. Ende nuk ka një informacion të saktë për çmimin. Ashtu si parardhësi One M9 dhe M9+ do të jetë i disponueshëm në ngjyrë gri, floriri dhe një version që i ndërthur këto dy ngjyra.

HTC ka vendosur të rikthejë sërisht kamerën dyfishe në pjesën e pasme ashtu si në HTC One M8. Kamera kryesore ka një rezolucion 20 megapiksel. Pavarësisht këtyre ndryshimeve është ende herët për ti cilësuar ato si përmirsime. (PC World Albanian)

Smartfoni HTC One M9+ po vjen në tregjet europiane
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)