Smartfoni BlackBerry Oslo përpara kamerës

Publikuar më: 10-06-2015

gsmarena_001Një galeri fotosh hedh dritë mbi pasardhësin e BlackBerry Passport të cilin, GSMArena e quan BlackbBerry Oslo. Sjell një ridizenjim masiv krahasuar me Passport dhe nga fotot e mëposhtme duket të jetë i ndërtuar i tëri prej metali.

gsmarena_004   gsmarena_005   gsmarena_003

Skajet e tij janë të rrumbullakëta dhe rrethohet nga një kornizë metalike. BlackBerry Oslo mendohet të ketë po të njëjtat karakteristika që ka modeli Passport. Proçesor Qualcomm Snapdragon 801, 3 GB RAM, 13 Megapiksel kamër të pasme.

Rezolucioni i ekrani do të jetë 1440×1440 piksel dhe do të fuqizohet nga një bateri 3,450 mAh. Në bord do të jetë edhe BlackBerry 10.3.2. (PCWorld Albanian)

Smartfoni BlackBerry Oslo përpara kamerës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)