Smartfoni BlackBerry me sistemin operativ Android mund të debutojë në muajin Gusht

Publikuar më: 19-06-2015

gsmarena_001

Pak ditë më parë shpërthyen spekulimet se BlackBerry po konsideronte të hynte në tregun e smartfonëve Android përmes një modeli me emrin e koduar Venice.

Sipas atij raporti të mëhershëm ky smartfon do të vinte në muajin Nëntor por tashmë detajet të reja janë zbuluar që hedhin poshtë këtë pretendim.

Në fakt smartfoni Android i BlackBerry ka emrin e koduar Prague dhe do të debutojë në muajin Gusht. Do të jetë një smarfon i parametrave të ulët me ekran me prekje ngjashëm me BlackBerry Z3. Gjithësesi, asnjë nga këto informacion nuk janë konfirmuar zyrtarisht. (PCWorld Albanian)

Smartfoni BlackBerry me sistemin operativ Android mund të debutojë në muajin Gusht
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)