Smartfonët Sony Z5, Z5 Compact dhe Z5 Premium po vinë më 2 Shtator në IFA

Publikuar më: 30-08-2015

Xperia-Z5-Press_1-640x451.0.0Kohëve të fundit në mediat online kanë qarkulluar imazhe të ndryshme të linjës së re të smartfonëve që Sony pritet të sjellë. Flitet se kjo kompani do të debutojë me tri modele të reja smartfonësh; Z5, Z5 Compact dhe Z5 Premium.

Mësohet se këto pajisje si tradicionalisht do të jenë një kombinim i shkëlqyer i metalit dhe xhamit. Spekullimi më i fundit tregon se smartfoni Z5 do të jetë i pajisur me një kamera 23 megapiksel. Një tjetër veçanti është dhe sensori i shenjës së gishtit i vendosur në pjesën anësorë të pajisjes.

Për të hyrë në më shumë detaje po rendisim disa nga specifikat e secilit smartfon. Z5 Compact do të ketë një ekran 4.6inç me rezolucion 720p ndërsa Z5 ekran me përmasa 5.5inç me rezolucion 1080p. Ndërkohë që dhe Z5 Premium do të ketë të njëjtën madhësi ekrani me Z5 por kualiteti i tij do të jetë ULTRA-HD 4K.

Këto janë deri më tani informacionet e publikuara në mediat online, mos harroni se janë ende të pakonfirmuara. Me shumë mundësi Sony do të prezantojë smartfonët e tij të rinj gjatë eventit IFA në Berlin gjatë të cilit Sony do të mbajë konferencën e saj në 2 shtator. (PC World Albanian)

Smartfonët Sony Z5, Z5 Compact dhe Z5 Premium po vinë më 2 Shtator në IFA
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)