Smartfonët mund të diagnostifikojnë kancerin në sy

Publikuar më: 16-05-2015

24f9714a8b118da1ef9a6b347d2995c287190eb2Ju mund të keni dëgjuar për këtë teknikë dhe më përpara por shumica prej jush nuk e kanë besuar. Ne po ju themi që duhet ta besoni pasi kjo gjë tanimë është vërtetuar shkencërisht. Retinoblastoma është një lloj i rrallë kanceri agresiv që kryesisht prek fëmijët. Ai zhvillohet në formën e një tumori në retinë por e mira është se mund të diagnostikohet me anë të një smartfoni.

Fëmijët të cilët e kanë këtë lloj kanceri shfaqin një lloj shkëlqimi rreth pupilave të syrit në momentin që ata fotografohen duke përdorur flash. Ky fakt tanimë i ka shpëtuar jetën djalit dy vjecar Avery. Babi i tij tha për ABC News se sa herë i shkrepte një foto djalit, kishte dicka që nuk shkonte në njërin nga sytë e tij. Pasi ai lexoi një artikull të ngjashëm me diagnostifikimin e kancerit me anë të fotove, vendosi ti drejtohet një mjeku specialist i cili konfirmoi praninë e kancerit. Si pasojë e kësaj sëmundje, Avery humbi shikimin në njërin sy por fatmirsisht jo jetën.

Por jo gjithmonë shfaqja e një spoti drite të bardhë në syrin e dikujt gjatë fotos do të thotë se kemi të bëjmë me një sëmundje të tillë. Gjithmonë më e mira është ti drejtohesh një mjeku specialist. Kur kapet në fazat fillestare Retinoblastoma mund të kurohet. Si një mjet diagnostikues, kamerat e smartfonit bëjnë një punë shumë të mirë në këtë aspekt. Kjo gjë e frymëzoi organizatën ‘Childhood Eye Cancer Trust’ të fillonte një fushatë vitin e kaluar ku promovonte këtë cilësi të smartfonit. (PC World Albanian)

Smartfonët mund të diagnostifikojnë kancerin në sy
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)