Skype Translator tashmë flet gjermanisht dhe frëngjisht

Publikuar më: 19-06-2015

screenshot-116-100357569-largeSkype Translator tashmë “flet” gjermanisht dhe frëngjisht. Kjo falë një përditësimi i cili është i disponueshëm që nga dita e djeshme.

Aplikacioni i përkthimit në kohë reale i Microsoft tashmë mund të ofrojë përkthime me tekst live për bashkëbisduesit që cilët flasin frëngjisht dhe gjermanisht, krahas atyre që flasin anglisht, italisht, gjuhën kineze dhe spanjisht.

Përshembull, nëse flisni anglisht lehtësisht mund të komunikoni me një që flet gjuhën gjermane ose frënge përmes Skype Translator. Secili prej bashkëbiseduesve do ti përkthehet biseda përmes një zëri të kompjuterizuar si dhe titra të cilat tregojnë atë çfarë po flitet.

Kjo vjen pasi Skype Translator ofron mbështetje për përkthim në 50 gjuhë të bisedave me tekst. Skype Translator është i disponueshëm për publikun në formën e një beta të hapur në Windows 8.1 që nga muaji Maj. (PCWorld Albanian)

Skype Translator tashmë flet gjermanisht dhe frëngjisht
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)