Skype Translator i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Skype në Windows

Publikuar më: 14-01-2016

skype-translator-new-100618634-largeMë 1 tetor të viti që lamë pas, Microsoft solli Skype Translator, shërbimin e përkthimit në kohë reale, tek përdoruesit desktop të Skype. Sigurisht ishte i limituar dhe shërbimi do të debutonte në disa faza.

Ndërsa ditën e sotme, Skype njoftoi se shërbimi i përkthimit është i disponueshëm tek të gjithë përdoruesit desktop të aplikacionit. Përkthimi i zërit në kohë reale është i disponueshëm vetëm në 7 gjuhë: Angleze, Franceze, Gjermane, Italiane, Kineze, Portugeze dhe Spanjolle. Plot 50 gjuhë të tjera mbështeten gjatë komunikimit me tekst.

Sipas Skype, përkthimi më i përdorur aktualisht është ai nga gjuha frënge në atë angleze. Për të përdorur këtë shërbim duhet të keni versionin më të fundit të aplikacionit desktop të Skype.

Shërbimi aktivizohet duke klikuar mbi një ikonë në formën e globit pozicionuar në skajin e djathtë lart të bisedës. (PCWorld Albanian)

Skype Translator i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Skype në Windows
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)