Skype sjell video thirrjet në grup edhe në ueb aplikacionin Skype for Web në Outlook.com

Publikuar më: 04-08-2015

morefreeskypevideocalling

Më 3 Gusht, Microsoft shtoi funksionalitetet e thirrjeve audio dhe video në ueb aplikacionin Skype for Web Beta integruar në Outlook.com.

Zyrtarët e Microsoft thanë vitin e shkuar se do e ofronin pa pagesë funksionalitetin e video thirrjeve në grup. Gjatë muajit Prill Skype po ofronte bashkëbisedimin në grup falas në klientët desktop të Windows, Mac dhe Xbox One.

Nga data 3 Gusht, Microsoft gjithashtu po ofron video thirrjet në grup falas gjithashtu. Përdoruesit mund të shtojnë deri në 25 individë në një audio thirrje dhe deri në 15 individë në një video thirrje.

Pse Microsoft po ofron falas një pjesë të madhe të funksionaliteteve të Skype të cilat ishin me pagesë deri dje? Epo e gjitha kjo është pjesë e adoptimit të modelit të ri të të bërit biznes përmes reklamimit.

Microsoft pak kohë më parë tërhoqi aplikacionin metro të Skype në Windows 10. Aktualisht po punon për të sjellur aplikacione veçmas universale të Skype Messaging, Calling dhe Video. (PCWorld Albanian)

Skype sjell video thirrjet në grup edhe në ueb aplikacionin Skype for Web në Outlook.com
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)