Skype publikoi një buton shpërndarjeje të përmbajtjeve në ueb

Publikuar më: 04-11-2015

skype-share-button-final

Shpërndarja e përmbajtjeve në ueb përmes Skype tani e tutje do të jetë vetëm një klikim larg. Platforma e komunikimit në pronësi të Microsoft në një postim në blog njoftoi risinë e re e cila do të vijë në formën e butonave të shpërndarjes të cilat besojmë se një pjesë e madhe prej jush i njeh mirë.

Ky buton do të jetë i disponueshëm që nga dita e sotme në uebfaqen MSN.com. Për informacion Skype tregoi se butoni do të implementohet edhe në një uebfaqe indiane, sify.com.

Surprizat nuk mbarojnë këtu sepse edhe zhvilluesit kanë mundësi ta shtojnë këtë funksion të ri në uebfaqet e tyre. Gjithësej janë katër dizajne të ndryshme të përshtatura për platformat desktop dhe mobile.

Sigurisht kur klikoni mbi butonin Skype në një uebfaqe automatikisht do tu kërkohet të aksesoni llogarinë. (PCWorld Albanian)

Skype publikoi një buton shpërndarjeje të përmbajtjeve në ueb
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)