Skype prezantoi versionin WebRTC të Skype në Linux

Publikuar më: 14-07-2016

SKypeLInux-930x521Skype prezantoi ditën e djeshme një version të ri të Skype për Linux duke sjellur kështu pothuaj të gjitha platformat desktop në një nivel. Nuk kanë munguar ankesat e përdoruesve të Linux të cilët janë lënë në harresë ndryshe nga homologët e Windows dhe Mac.

Funksionalitetet e avancuara mungojnë dhe përditësimi më i fundit i Skype daton 2 vite më parë. Me debutimin më të fundit vjen edhe versioni WebRTC i Skype për Linux duke adoptuar një ndërfaqe më të aksessueshme dhe premtuar më shumë funksionalitete të shpërndarjes së skedarëve.

WebRTC është një nismë me burim të hapur falë të cilit përdoruesit mund të komunikojnë me njëri tjetrin në kohë reale me anë të një shfletuesi i cili e ka adoptuar këtë teknologji pa pasur nevojë për instalimin e një shtojce.

Skype për Linux është i disponueshëm në formën e një versioni alpha të cilin mund ta shkarkoni në këtë lidhje. Është terësisht i përshtatshëm me aplikacionet Skype nga platformat e tjera si Windows, Mac, Android dhe iOS. Por përdoruesit e aplikacionit të ri nuk do të mund të kryejnë thirrje drejt përdoruesve të versionit të vjetër të Skype në Linux.

Nuk mbaron e gjitha këtu sepse Skype zbuloi edhe një version të aplikacionit bazuar në ueb posaçërisht për laptopët Chromebook. Në të vërtetë Skype funksiononte në këto paisje por ishte i kufizuar vetëm në dërgim mesazhesh. Me versioni alpha do të jetë e mundur edhe kryerja e thirrjeve me video dhe audio. Që nga dita e sotme të gjithë përdoruesit e Chrome në Linux dhe një laptopi Chromebook mund të shfrytëzojnë risitë e fundit duke vizuar web.skype.com. (PCWorld Albanian)

Skype prezantoi versionin WebRTC të Skype në Linux
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)